Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bisedimet Shqipëri-Greqi/“Kathimerini”: Tirana, provokatore. Na ka hapur punë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Bisedimet Shqipëri-Greqi/“Kathimerini”: Tirana, provokatore. Na ka hapur punë

Gazeta më e madhe greke i ka kushtuar një shkrim të veçantë bisedimeve të fundit midis Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull ndërmjet dy vendeve. Duke iu referuar këtyre çështjeve të pazgjidhura deri më sot jo vetëm me Shqipërinë por edhe me vendet e tjera të rajonit siç është problemi i emrit me Maqedoninë, Athina e cilëson Tiranën zyrtare si provokatore në lëvizjet diplomatike. Sipas medias greke, kjo i vështirëson edhe më shumë bisedimet, ku synimet qëllimira sipas “Kathimerini” avullojnë në realitetin e ashpër të politikës ballkanike.

“Në lidhje me Shqipërinë, duket se pavarësisht nga disa gjeste të padrejta dhe provokative të ndërmarra nga Tirana, ekziston vërtetë një bazë e përbashkët për të arritur zgjidhje për problemet që kanë ekzistuar mes dy vendeve prej dekadash. As mosmarrëveshja me Shkupin, dhe as bisedimet me Shqipërinë, nuk do të jetë e lehta për t’u zhvilluar. Shpesh qëllimet e mira, avullojnë në realitetin politik të Ballkanit. Thënë kjo, është koha që më në fund të vendosim se çfarë duam”, shkruan gazeta greke.

Analiza e plotë e “Kathimerini”:

Çdo vend, duhet të ndjekë një linjë të fortë të politikës së jashtme dhe kërcënimi kryesor strategjik i Greqisë është Turqia. Turqia është, dhe duhet të jetë, përparësia kryesore e Athinës. Çështje të tjera të politikës së jashtme, siç është mosmarrëveshja mbi emrin me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) apo lidhjet greko-shqiptare, natyrisht që janë të rëndësishme, por gjithsesi nuk janë çështje që me përparësi në axhendën tonë diplomatike.

Greqia zotëron një sasi të caktuar të kapitalit politik në skenën ndërkombëtare dhe udhëheqja e Athinës, duhet të sigurohet se po e shpenzon aty ku ka realisht rëndësi. Kur shumë fronte janë të hapura, është tejet e vështirë të bindësh palën tjetër që të fokusohet pikërisht  aty ka më shumë rëndësi.

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë, për sa i përket aspektit ballkanik të politikës së jashtme të Athinës. Qeveria e re në Shkup, e ka ndryshuar retorikën e saj, dhe duket gati të miratojë masat për ndërtimin e besimit mes palëve, dhe ndoshta edhe për një kompromis pragmatik mbi mosmarrëveshjen për emrin. Athina ka një pozicion kyç në ambiciet e FYROM për të çelur bisedimet për anëtarësim në BE, kjo dhe mund të nxisë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do të mbronte interesat jetike të Greqisë.

Në lidhje me Shqipërinë, duket se pavarësisht nga disa gjeste të padrejta dhe provokative të ndërmarra nga Tirana, ekziston vërtetë një bazë e përbashkët për të arritur zgjidhje për problemet që kanë ekzistuar mes dy vendeve prej dekadash.

As mosmarrëveshja me Shkupin, dhe as bisedimet me Shqipërinë, nuk do të jetë e lehta për t’u zhvilluar. Shpesh qëllimet e mira, avullojnë në realitetin politik të Ballkanit. Thënë kjo, është koha që më në fund të vendosim se çfarë duam.

Disa duan që të mbajmë disa çështje të caktuara të hapura, dhe të fshihemi pas kërkesave maksimaliste. Greqia nuk do të fitojë asgjë në këtë mënyrë. Athina ka humbur tashmë shumë kapital diplomatik në Ballkan, për shkak të pengesës së FYROM-it, një çështje që mund të ishte zgjidhur vite më parë dhe nën kushte më të mira. Dhe ky problem është çimentuar në një cep të problemeve ballkanike, çka është shumë e rrezikshme për politikën e jashtme greke.

Athina do të ketë mundësi gjatë muajve të ardhshëm, të përcaktojë nëse udhëheqja e re në Shkup dëshiron vërtet një zgjidhje të ndershme në lidhje me mosmarrëveshjen për emrin, apo nëse është thjesht një angazhim formal në kuadër të PR (public relations), në një përpjekje për të mashtruar Athinën. E njëjta vlen edhe për Shqipërinë.

Do të ishte diçka shumë negative, nëse këto çështje do të bëheshin subjekt i një përplasje të brendshme politike në Greqi. Ne kemi paguar një çmim të lartë për këtë në të kaluarën, kur secila nga partitë politike përpiqej të paraqiste një profil të vijës së ashpër, por nga ana tjetër ishte e gatshme të nënshkruante marrëveshje pas dyerve të mbyllura.

Turqia po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u parashikuar dhe kuptuar, dhe asimetria strategjike midis dy fqinjëve të Egjeut po rritet. Athina do të ketë nevojë për një mendim të qartë, dhe një plan të mirë për t’u përballur me këtë sfidë në vitet në vijim.

Nga Alexis Papachelas, “Kathimerini”/Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Bisedimet Shqipëri-GreqihapurKathimeriniprovokatorepuneTirana

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Politikë

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Next Post
Polici shqiptar kapet në Holandë, autoritetet në vendin tonë heshtin

Polici shqiptar kapet në Holandë, autoritetet në vendin tonë heshtin

Basha: Rama bën shfaqje tragji-komike, shkaktoi dëm ekonomik prej 600 mln eurosh

Basha nxjerr emrin: Ky kryetar bashkie është përgjuar duke bërë pazare në telefon

Përplasen me armë bandat në Napoli, kush janë shqiptarët e përfshirë

Përplasen me armë bandat në Napoli, kush janë shqiptarët e përfshirë







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com