Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bisedimet FMN-BSH: Ekonomia është goditur, bizneset dhe familjet shqiptare në vështirësi

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bisedimet FMN-BSH: Ekonomia është goditur, bizneset dhe familjet shqiptare në vështirësi

Në dy javët e fundit përfaqësues të Bankës së Shqipërisë kanë zhvilluar bisedime të shumta e të larmishme me Misionin e FMN-së, në kuadrin e Monitorimit Post-Programor që FMN i bën vendit tonë. Këto bisedime, të zhvilluara në kanalet elektronike, kanë qenë të frytshme.

Njoftim për shtyp i BSH

Përballimi i goditjes ka kërkuar një reagim të gjithanshëm të autoriteteve publike, në drejtim të rritjes së stimulit fiskal, monetar e financiar. Si një aktor kryesor në fushën e politikave ekonomike, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Në fushën e politikës monetare, ne kemi ulur normën bazë të interesit dhe i kemi ofruar sektorit bankar sasi të pakufizuara likuiditeti, në interes të funksionimit normal të tregjeve të parasë dhe të uljes së kostos së financimit për të gjithë agjentët ekonomikë;

Në fushën e mbikëqyrjes dhe rregullimit të sektorit bankar, ne:

kemi prezantuar stimuj rregullatorë, për të nxitur shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për klientët në vështirësi të përkohshme dhe ristrukturimin e kredive për klientët në vështirësi më afatgjata;

kemi pezulluar shpërndarjen e dividendit për industrinë bankare gjatë vitit 2020, në interes të përmirësimit të qëndrueshmërisë së bilancit të sektorit bankar.

Në fushën e sistemeve të pagesave, Banka e Shqipërisë ka marrë masa për uljen e kostos së pagesave elektronike.

Së fundi, Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet e saj operacionale për garantimin e furnizimit të ekonomisë me para fizike (cash).

Së bashku me stimulin fiskal, këto masa kanë pasur një objektiv të dyfishtë:

Së pari, të lehtësojnë koston financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare, duke shmangur falimentimet masive dhe rritjen e fortë të papunësisë; dhe,

Së dyti, të ruajnë ekuilibrat monetarë dhe financiarë të vendit.

Të dy këta objektiva mbeten parakushte të nevojshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike.

Në gjykimin tonë, masat e marra kanë rezultuar efektive. Duke gjykuar nga ecuria e depozitave në sistemin bankar, bilancet e biznesit dhe të familjeve kanë mbetur likuide. Po ashtu, tregjet e brendshme financiare shfaqen të qeta, të karakterizuara nga norma të ulëta interesi dhe kurs i qëndrueshëm këmbimi. Sektori bankar ka vijuar të kreditojë bizneset dhe familjet shqiptare. Ndonëse ky sektor ka përballuar një pjesë jo të vogël të kostos së goditjes, ai vazhdon të ruajë tregues të shëndetshëm likuiditeti e kapitalizimi, si dhe të jetë i aftë të përmbushë funksionin e tij të ndërmjetësit financiar. Së fundi, sektori publik dhe ekonomia shqiptare kanë ruajtur besimin dhe aksesin në tregjet e brendshme dhe të jashtme financiare.

Këto janë premisa inkurajuese për rikuperimin e aktivitetit ekonomik në të ardhmen.

Në skenarin bazë, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të fortë gjatë vitit 2020. Në pasqyrim të intensitetit të masave të distancimit social, rënia ekonomike pritet të kulmojë në tremujorin e dytë dhe të vijojë gradualisht drejt zbehjes gjatë dy tremujorëve në vijim. Më tej, në supozimin e një ecurie të favorshme epidemiologjike, ekonomia shqiptare pritet të shënojë rritje dhe të rikuperojë vëllimin e humbur të aktivitetit ekonomik gjatë dy viteve në vijim. Kjo ecuri do të mundësojë dhe rikthimin gradual të inflacionit në objektiv.

Përmbushja e këtij skenari nënkupton vijimin e politikës së akomodimit monetar edhe gjatë vitit në vazhdim, tërheqjen graduale të stimulit fiskal dhe rikthimin e fokusit rregullator në garantimin e shëndetit afatgjatë të sektorit bankar.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë vijon të theksojë se balanca e rreziqeve qëndron në kahun e poshtëm. Këto rreziqe burojnë nga një përkeqësim i mundshëm i situatës epidemiologjike, nga dobësimi i mëtejshëm i situatës ekonomike në partnerët tanë tregtarë, apo dhe nga rritja e pasigurisë në ambientin e brendshëm dhe të huaj.

Banka e Shqipërisë gjykon se materializimi i këtyre skenarëve do të kërkojë rritjen e stimulit makroekonomik. Formatimi i stimulit monetar duhet të synojë përdorimin e instrumenteve sa më efektive, të orientuara nga një analizë e plotë e kostove dhe përfitimeve të mundshme, në përputhje me zhvillimet e tregut financiar dhe kuadrin ligjor në fuqi.

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të vazhdojnë dialogun me tregun financiar, si dhe të gjithë partnerët vendas dhe të huaj, në interes të përmbushjes së misionit dhe objektivave të saj.

Tags: bisedimeBSHFMN

TË LIDHURA

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë dhe britanikë për grabitje të mëdha
Aktualitet

Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë dhe britanikë për grabitje të mëdha

18:35 | 04/07/2025
Next Post
Pandemia në Itali/ Ulet numri i rasteve të reja

Pandemia në Itali/ Ulet numri i rasteve të reja

Marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë apo mini-Shengen?

Marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë apo mini-Shengen?

Negociatat, Cakaj takon kryekomisionerin e Bundestagut: E informova mbi përparimin e Shqipërisë

Negociatat, Cakaj takon kryekomisionerin e Bundestagut: E informova mbi përparimin e Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

by mirseda
19:47 | 04/07/2025
0

Një 48-vjeçar nga Delvina është shpallur në kërkim pasi ka humbur kontaktet me familjarët dhe kolegët prej...

Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore

Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore

19:39 | 04/07/2025
Holanda kërkon sanksione më të ashpra: Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

Holanda kërkon sanksione më të ashpra: Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

19:19 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Zyrtare, Partizani ndan rrugët me mesfushorin

Zyrtare, Partizani ndan rrugët me mesfushorin

19:14 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com