Negociatat Rusi-Ukrainë do të rifillojnë personalisht në Stamboll, tha të hënën Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë një konference për shtyp.
“Këto negociata janë në vazhdim. Ato do të rifillojnë sot-nesër në Stamboll personalisht pas një serie video-konferencash,” tha Lavrov.
“Dhe ne jemi të interesuar që këto negociata të sjellin rezultat dhe ky rezultat të arrijë qëllimet tona themelore”, tha ai.
“Fakti që u vendos që negociatat të vazhdojnë personalisht është i rëndësishëm,” tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gjatë një telefonate me gazetarët.
Peskov tha se negociatat midis dy palëve ka të ngjarë të rifillojnë të martën.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today