pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetmeritbetmeritbetmeritbetmeritbetcasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ukraina ka nevojë për ndihmë më të madhe

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Leonidha Mërtiri

Një raund tjetër bisedimesh, kur u mbush një muaj që pushtuesit rusë vazhdojnë luftimet në Ukrainë. Të ashtuquajturat marrëveshje për armëpushim vetëm emrin kanë pasur të tillë, sepse forcat ushtarake ruse nuk i kanë respektuar ato, duke u marrë jetën civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur ukrainas.

Rrënoja të dukshme plotësojnë më tej këtë kuadër të përgjakshëm. Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën, së toku me shkatërrimin e qindra mjeteve të blinduara. Në veri të Kievit luftimet janë rritur. Mediat botërore paraqesin përherë pamje të tilla. Dhe ku? Në mes të Europës… Ukrainasit nuk mund ta humbasin pavarësinë. Prandaj dhe janë të vendosur të luftojnë deri në fund.

Përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëndrimeve të saj të vendosura, shtete të tjerë të kontinentit tonë nuk kanë mbetur thjesht në deklarata solidariteti në mbrojtje të Ukrainës. Nga ana tjetër, fakti që vende të tjera të Perëndimit vazhdojnë të importojnë naftë dhe gaz nga Rusia flet shumë. Në këtë mënyrë, sanksionet mbeten më shumë të ngurosura në deklaratat e mësipërme, teksa banorët e Ukrainës derdhin gjak dhe uria e Putinit për më shumë vrasje dhe shkatërrime, shtrihet dhe më tej, duke iu kanosur pikërisht këtyre vendeve apo fqinjëve të tyre. Tani, më tepër se kurrë, Ukraina ka nevojë për mbështetje të gjithanshme.

Ja pse zyrtarë të njohur të administratës amerikane e shikojnë përgatitjen e “strategjisë së përbashkët të energjisë”, që pritet të bëhet menjëherë e njohur si “hap domethënës përpara në përshpejtimin e diversifikimit të Europës larg gazit rus”. Sigurisht, përmasat e kësaj do të rëndojnë dhe në ekonominë e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët, megjithatë, mund të gjenin rrugë dhe alternativa të tjera, pavarësisht mungesës së përgatitjes për këtë qëllim. Dhe jo me thonjtë e gatshëm të Rusisë në grykën e tyre apo duke mbetur në varësi të saj. NATO-ja, pas hapave të mefshtë të fillimit, sipas Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Aleance, në fjalën e djeshme në Bruksel, tani duket një realitet i ri i sigurisë dhe mbështetja e saj të trupëzohet në më tepër furnizime luftarake, mbrojtje kibernetike, meqë nuk mund të dërgohen trupa.

Andaj Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u kërkoi, përmes një videomesazhi, liderëve të vendeve anëtarë të NATO-s, në takimin e një dite më parë, vetëm një për qind të mjeteve të tyre. Kërkesa të tilla ai i ka bërë dhe më herët, por, siç pohon sërish, “nuk kanë ende një përgjigje të qartë”. Pra, fjala është, se nuk ka kohë për të pritur. Të mos harrojmë. Është NATO-ja që i ka propozuar Ukrainës, qysh në vitin 2008, për anëtarësim në radhët e saj, por që nuk u arrit për arsye të kundërshtimit të vazhdueshëm të Rusisë. Kësaj i përkasin dhe lëvizjet e këtyre ditëve të diplomacisë ruse për t’i prerë, së pari, rrugën përmes kërcënimeve vendeve që aspirojnë anëtarësimin e tyre në Aleancë. Dhe, së dyti, për të motivuar konflikte të mundshme të Rusisë në marrëdhënie të ngushtë me vasalët e saj të njohur.

Kjo, veçanërisht, për vendet joanëtare të rajonit tonë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Sikurse ka treguar koha, Rusia mbetet po ajo e njohura, si me Malin e Zi, me përpjekjet e orkestruara prej saj gjashtë vite më parë për “grusht shteti” dhe likuidimin e kryeministrit të atëhershëm të kësaj republike, Milo Gjukanoviç. Si edhe sot me Ukrainën. Tashmë, fare hapur dhe në luftë të përgjakshme. Ndaj dhe Europa kërkohet të jetë më syçelët dhe më unike.

 

Tags: Leonidha MërtirirusiaUkrainë

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Gazeta ruse ‘Novaya’ pezullon aktivitetet deri në fund të l*ftës

Bien shitjet në supermarkete nga mbingopja e konsumatorit

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes, si do të jetë moti sot







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com