Në një shtëpi e cila ishte kthyer në fermë droge, është zbuluar nga policia. Vlera e lëndës narkotike arrinte në 98,000 dollarëve. Zyrtarët kontrolluan shtëpinë në Havant, dhe arrestuan një shqiptar, shkruan portsmouth.co.uk.
Shqiptari Klisman Prela ishte lënë të kujdesej për lëndën narkotike, u ndalu më 28 tetor.
Të gjitha dhomat e shtëpisë ishin të mbushura ma bimë të cilat disa ishin të gatshme dhe disa të tjera po rriteshin.
Prela, 25 vjeç, kishte paguar 9,500 sterlina për hyrë ilegalisht në Britani, dhe ngaqë kishte shumë borxhe ishte detyruar që të punonte në një punë të paligjshme si rritja e kanabisit.
Ai është dënuar me 2 vjet burg, dhe menjëherë pas shlyerjes së dënimit do të dëbohet nga atje.
Prela, i cili nuk ka dënime të mëparshme në Britani të Madhe, pranoi se ishte i shqetësuar por që nuk kishte zgjidhje tjetër.
Ai me profesion ishte murator, por të ardhurat që do të punonte aty ishin shumë të vogla për të shlyer borxhin. Ai kishte vetëm 6 muaj që kishte hyrë në Britani, dhe fati i keq e kishte ndjekur që në fillim. Tirana Today