Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Ukrainë, ku si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha kanë ndërruar jetë 9 persona. Raportohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht në hotelin “Tokio Star” në qytetin portual të Odesës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja janë plagosur edhe 10 persona të tjerë dhe disa prej tyre fatkeqësisht janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.