Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bie numri i bizneseve aktive më 2018, u mbyllen 848 mikrondërmarrje

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bie numri i bizneseve aktive më 2018, u mbyllen 848 mikrondërmarrje

Në vitin 2018 numri i bizneseve që kanë operuar në vend ka shënuar ulje sipas të dhënave zyrtare të INSTAT që u publikuan sot. Numri i ndërmarrjeve aktive për vitin 2018 u ul me 0,2%. Gjithsej operuan 107,450 biznese më 2018 nga 107,686 biznese më 2017. Rënien më të madhe shënuan bizneset e vogla të cilat u reduktuan ndjeshëm gjatë vitit 2018. Nga të dhënat shihet se gjatë këtij viti mbyllën aktivitetin 848 ndërmarrje me 1-4 të punësuar. Kategoritë e tjera të biznesit sipas numrit të punësuarve shënuan rritje, por kjo ishte e pamjaftueshme për të mbuluar hendekun që krijoi mbyllja e bizneseve të vogla. Bizneset e vogla nuk po përballojnë barrën fiskale nga përfshija në TVSH në fund të vitit 2018, rënien e konsumit dhe konkurrencën nga qendrat tregtare.

Sipas INSTAT prodhuesit e shërbimeve kontribuuan me -0,1% në uljen e numrit të ndërmarrjeve aktive dhe prodhuesit e të mirave me -0,1%.Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë me 41,4%, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 21,2%dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve me 17,7%.Gjatë vitit 2018, sektori i energjisë elektrike, gazit ,ujit dhe trajtimi të mbetjeve si dhe industria nxjerrëse patën numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive, me 0,6% të ndërmarrjeve aktive gjithsej

Në vitin 2018, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.180 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rritje me 7,0 %,krahasuar me vitin 2017. investimet e realizuara arritën vlerën 238miliardë lekë nga 231miliardë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 2,8 %.

Në vitin 2018, operuan 107.450 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0,2%, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Bazuar në të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve kontributin më të madh në rritjen prej 7,0% të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e të mirave me +2,8pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e shërbimeve me +4,2pikë përqindje. Gjatë vitit 2018,sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto me 45,2%,i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 11,7%.Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,8%) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,6%).

Për treguesin e punësimit, prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +3,1pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me +1,5pikë përqindje. Sektori me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2018 është sektori i tregtisë me 24,3% të punësimit, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike etj.)me 21,5%dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 20,6% të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2018,investimet u rritën me 2,8%,ku prodhuesit e shërbimeve kontribuuan me +8,8pikë përqindje dhe prodhuesit e të mirave kontribuuan me -6,0 pikë përqindje. Prodhuesit e shërbimeve zunë 38,6% të investimeve nga 30,9 %që zinin vitin e kaluar.

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve,i cili për vitin 2018ka investuar 55miliardë lekë duke zënë 23,2% të investimeve gjithsej. Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve (3,2%) dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni(6,5%)./Monitor

Tags: 2018aktiveBiei biznesevembyllenmikrondermarrjenumri

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Dhëndri i Berishës ndërton kompleksin 20 milionë eurosh, Balla e paralajmëron

Dhëndri i Berishës ndërton kompleksin 20 milionë eurosh, Balla e paralajmëron

Rekord i ri në Antarktidë, shënohet temperatura më e lartë (FOTO)

Rekord i ri në Antarktidë, shënohet temperatura më e lartë (FOTO)

Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, 3 persona dërgohen në spital

Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, 3 persona dërgohen në spital

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com