Një punëtor 35-vjeçar i një kompanie të çimentos, ka humbur jetën si pasojë e rënies nga 40 metra lartësi. I ndjeri ka qenë duke punuar në Han të Elezit. Lajmin për Gazeta Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:45, ku policia është njoftuar më tej për një punëtor që ka humbur jetën në fabrikën e çimentos. Ende nuk ka informacione lidhur me identitetin e viktimës.
“Rreth orës 10:45, policia është njoftuar për një rast një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa punë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit, në rrethana ende të panjohura ka rënë në brendësi të sillosit, nga lartësia 40 metra. Policia, ndihma e shpejtë kanë dalë në vend të ngjarjes, pasi njësiti emergjent e kanë tërhequr trupin, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Gashi.