Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden shpalos planin prej 2 trilionë dollarësh mbi infrastrukturën e punësimin

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti Joe Biden bëri publik të mërkurën një plan mbi punësimin dhe infrastrukturën prej 2 trilionë dollarësh.

“Infrastruktura jonë po shkatërrohet”, tha presidenti gjatë një fjalimi në Pittsburgh, qyteti i dytë më i populluar në shtetin e Pensilvanisë.

“Do të krijojmë ekonominë më të fortë, më elastike dhe më novatore në botë“, tha Presidenti Biden lidhur me planin e tij, i cili vë theksin tek punësimi i mbështetur nga sindikatat.

Plani ka për qëllim t’i vendosë Shtetet e Bashkuara në pozita të forta përballë konkurencës së Kinës, për të cilën zoti Biden tha se së bashku me vendet e tjera “po zhvillojnë një konkurencë agresive”.

“Kundërshtarët tanë janë të shqetësuar për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike“, tha ai, duke vënë në dukje se rënia në Prodhimin e Brendshëm Bruto të SHBA-së do të thotë siç tha ai se: “pjesa tjetër e botës po na afrohet dhe me shpejtësi“.

Sipas shifrave zyrtare ekonomia e SHBA-së u tkurr me 3.5% në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Plani i Presidentit Biden parashikon që brenda një harku kohor prej tetë vitesh, të riparohen 32,000 kilometra rrugë, 10 ura me rëndësi ekonomike dhe 10,000 të vogla. Po kështu do të hiqen tubacionet e rrezikshme me përmbatje plumbi në sistemet e ujit, do të përmirësohet ndjeshëm rrjeti elektrik i vendit, sigurohet qasje në internet me shpejtësi të lartë si dhe rikostruksioni i sistemeve të tranzitit.

Duke folur për më shumë se gjysmë ore në një qendër trajnimi profesional në Pittsburgh, zoti Biden tha se “jam i bindur që nëse veprojmë tani, pas 50 vitesh njerëzit do të shohin pas e të thonë: Ky ishte momenti që Amerika fitoi të ardhmen“.

Plani vjen menjëherë pasi miratimit nga Kongresi të një tjetër plani të Presidentit Biden, paketës së ndihmës prej 1,9 trilionë dollarësh për lehtësimin e pasojave të koronavirusit. Paketa lehtësuese u miratua vetëm me votat e ligjvënësve demokratë dhe kundërshtinë në bllok të republikanëve.

Paratë për planin e infrastrukturës, Presidenti Biden, propozon që t’i sigurojë pjesërisht nga rritja e taksës mbi korporatat nga 21% në 28%, duke ndryshuar një vendim të katër viteve më parë të marrë nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, që e ulte këtë taksë.

“Askush nuk duhet të ankohet për këtë gjë“, tha Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij në Pittsburgh.

Ligjvënësit republikanët po e kundërshtojnë një gjë të tillë duke argumentuar se ky vendim do të dëmtonte punëtorët amerikanë, do të ngadalësonte rritjen ekonomike të vendit dhe do t’i bënte kompanitë amerikane më pak konkurruese në tregun botëror. /VOA/

Tags: AmerikëbotaJoe BidenSHBA

TË LIDHURA

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys
Aktualitet

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

16:44 | 20/05/2025
Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme
Aktualitet

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

16:32 | 20/05/2025
Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s
Bota

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s

12:37 | 20/05/2025
Next Post
E fundit/Goditet një rast tentative për kultivim të bimëve narkotike në Lushnje

E fundit/Goditet një rast tentative për kultivim të bimëve narkotike në Lushnje

Cila është origjina e Ditës së Gënjeshtrave?

Cila është origjina e Ditës së Gënjeshtrave?

Bindje apo rebelim?

Kërcënimi, ‘Shpëtoni ushtarin Rama’!

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Portieri i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur
Sport

Portieri i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

by mirseda
16:48 | 20/05/2025
0

Ish-portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është larguar nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Gjatë karrierës, Reina...

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

16:44 | 20/05/2025
Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

16:32 | 20/05/2025
KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…

KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…

15:21 | 20/05/2025
Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

15:18 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com