Miliarderi dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka blerë së fundmi një sipërfaqe të madhe toke bujqësore në SHBA, që do të përdoret ekskluzivisht për kultivimin e patateve që shkojnë në dyqanet e McDonald’s.
Sipas mediave amerikane, toka ndodhet në një nga zonat më pjellore të shtetit të Uashingtonit dhe do të përdoret për të prodhuar një nga varietetet më të kërkuara të patates që përdor McDonald’s për patatet e tij të famshme të skuqura.
“Patatet e skuqura janë një art më vete,” mësohet të ketë thënë Gates me humor. “Nëse do të hash ‘fast food’, të paktën të jetë me cilësi premium.”
Kjo nuk është hera e parë që Gates investon në tokë bujqësore. Ai është tashmë një nga pronarët më të mëdhenj të tokave bujqësore në SHBA, por ky rast duket se ka tërhequr më shumë vëmendje për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me McDonald’s.
Mbetet për t’u parë nëse ky bashkëpunim jozyrtar mes teknologjisë dhe fast food-it do të prodhojë pataten perfekte që do përmirësojë cilësinë e ushqimit të shpejtë.