Kandidati demokrat për president, Joe Biden duket se e ka fituar garën për Shtëpinë e Bardhë, sa i takon votës popullore.
Sipas burimeve të Decision Desk, Biden ka fituar dhe shtetin e Pensilvanisë që ka 20 vota elektorale.
Me këtë rezultat, Biden arrin në shifrën e 273 votave elektorale, nga 270 të nevojshme.
Decision Desk HQ projects that @JoeBiden has won Pennsylvania and its 20 electoral college votes for a total of 273.
Joe Biden has been elected the 46th President of the United States of America.
Race called at 11-06 08:50 AM EST
All Results: https://t.co/BgcQsEyt3j
— Decision Desk HQ (@DecisionDeskHQ) November 6, 2020
Si funksionon sistemi i votave?
Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kolegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C.
Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje.