Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden mban qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.

Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019.

Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet me kushtet e Shteteve të Bashkuara për blerjen e sistemit mbrojtës amerikan, të cilin e kanë zgjedhur shumica e vendeve anëtare të NATO-s.

Blerja e sistemit rus tensionoi raportet midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

SHBA-ja tha se një bashkëpunim i tillë ushtarak me Moskën nga ana e Turqisë ishte i papranueshëm për NATO-n. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se kjo do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit amerikan si dhe atë të Turqisë.

Por, Turqia nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Si kundërpërgjigje Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesëmarrjen e Ankarasë në programin e blerjes së aeroplanëve F-35, por në ndërkohë vazhduan të negociojnë.

Shtetet e Bashkuara u zemëruan edhe më shumë kur në tetor të vitit 2020, Turqia filloi testimin e sistemit raketor rus.

Pentagoni në atë kohë tha se ky veprim rrezikonte të kishte pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA-Turqi.

“Vendimi i tyre për të blerë S-400 është në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA dhe NATO. Turqia ka pasur mundësi të shumta gjatë dekadës së fundit për të blerë sistemin e SHBA-së por në vend të kësaj zgjodhi të blinte sistemin rus, i cili i siguron të ardhura dhe ndikim Rusisë”, tha Kirby.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në janar pati thënë se shpreson për arritjen e një kompromisi me presidentin Biden që do të lejonte Ankaranë të riintegrohej në programin e avionëve luftarakë F-35, por kontaktet midis administratës së re amerikane dhe Turqisë kanë qenë të kufizuara. Që nga marrja e detyrës më 20 janar, Biden nuk ka folur ende me Erdoganin./REL/

Tags: Joe Bidenqendrim i ashperRexhep Taip Erdogan

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Ndodhet në arrati/ Fjolla Morina, story në Instagram nga tubimi i Albin Kurtit

Nacionalizmi, nuk është përgjigjja e duhur ndaj krizës se Covid-19

U kërcënua me jetë/ Shefi i Krimeve në Gramsh merret në mbrojtje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

by mirseda
10:27 | 10/06/2026
0

Një ngjarje e rendë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Një fëmijë është mbytur...

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com