Edhe pse ndodhet në arrati, kjo nuk e pengon këngëtaren Fjolla Morina që të mbështesë Albin Kurtin.
Përmes një story në rrjetin social, Instagram Fjolla Morina ka shpërndarë një foto nga tubimi i lideri i Vetëvendosjes, me mbishkrimin “Mbret”.
Morina u arratis nga banesa me qira në Kukës më 20 janarr, pasi ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë ”arrest shtëpie”.
Hera e fundit kur ajo u pa në gjykatë ishte seanca e 12 janarit ku Fjolla Morina, pranoi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.
Këngëtarja, i dashuri i saj dhe shoferi, u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinit, teksa në makinë iu sekuestruan dy pistoleta.