Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden dhe ligjvënësit, përballë kërcënimit të ekstremizimit të brendshëm

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Këtë javë administrata e Presidentit Biden shpalli një strategjinë e re për të përballuar kërcënimin në rritje, siç theksohet në të, që vjen nga ekstremistët e brendshëm të dhunshëm. Paralajmërimi vjen ndërsa ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të hetojnë sulmin e 6 janarit në Kongres nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump që kërkonin të ndërprisnin çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, që do të konfirmonin fitoren e demokratit Joe Biden.

Pesë muaj pas sulmit në Kapitol, administrata e Presidentit Biden nxorri një strategji për t’iu kundërvënë kërcënimit nga ekstremizmi i brendshëm.

“Sipas këndvështrimit të FBI-së, kërcënimi kryesor vjen nga ekstremistët e dhunshëm të motivuar në baza racore ose etnike, veçanërisht ata që duan të ruajnë epërsinë e racës së bardhë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garaland.

Ai tha se askush në Shtetet e Bashkuara nuk do të ndiqet penalisht për pikëpamjet e tyre jo të dhunshme politike.

“Nuk ka vend për dhunë si një mjet për të zgjidhur dallimet politike në demokracinë tonë. Çështjet afatgjata që kontribuan në terrorizmin e brendshëm në Amerikë duhet të zgjidhen për t’u siguruar që ky kërcënim do të zvogëlohet për brezat e ardhshëm dhe për të zbutur shkaqet rrënjësore të sulmeve të brendshme terroriste”, shtoi ai.

Më shumë se 500 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e 6 janarit. Demokratët thonë se protestuesit u motivuan nga pretendimet e rreme të ish-Presidentit Trump për mashtrime në zgjedhje.

“Pas dështimit të përpjekjeve të tij për të bërë presion në Departamentin e Drejtësisë, Presidenti Trump u bë edhe më i dëshpëruar. Kështu që, në mëngjesin e 6 janarit, ai dërgoi një turmë të zemëruar dhe të dhunshme në Kapitol. Qëllimi ishte përdorimi i dhunës për të ndërprerëçertifikimin nga Kongresi të fitores së zotit Biden”, tha ligjvënësja demokrate Carolyn Maloney.

Kreu i FBI-së e pranoi para ligjvënësve këtë javë se agjencia e tij nuk kishte arritur ta parashikonte sulmin.

“Qëllimi ynë është të jemi të saktë në parashikimet tona, dhe çdo herë që ka një sulm, veçanërisht një sulm aq të tmerrshëm dhe spektakolar si ai që ndodhi më 6 janar, ne e konsiderojmë atë të papranueshme”, tha Drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Një raport i Senatit, i publikuar në fillim të këtij muaji, gjeti dështime të shumta të agjencive të inteligjencës dhe sigurisë në angazhimin e tyre në kohën para se të ndodhte sulmit.

“Tre njësi të lidhura me inteligjencën brenda policisë së Kapitolit kishin njohuri për postimet në mediat sociale, që bënin thirrje për dhunë në Kapitol, por raporti i plotë i këtyre paralajmërimeve nuk arriti tek udhëheqja e Policisë së Kapitolit, oficerët me gradë të lartë dhe partnerët e tjerë të forcave të zbatimit të ligjit. Kishte gjithashtu raporte kontradiktore mbi kërcënimin”, tha senatorja demokrate Amy Klobuchar.

Ndërsa disa komisione të Senatit vazhdojnë punën për reformimin e Policisë së Kapitolit pas sulmit të 6 janarit, Republikanët në Senat bllokuan përpjekjen e demokratëve muajin e kaluar për të formuar një komision të gjerë për të hetuar ngjarjet e asaj dite.

Tags: AdministrataBidenSHBA

TË LIDHURA

Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve,dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:45 | 03/06/2026
Next Post

Kurthi i policisë për bashkëshortin e Caroline, si u ndalua për vrasjen

Agjencia Europiane e Barnave: BE-ja duhet të përdorë të gjitha vaksinat

Çudia në Gjirokastër, prokuroria e nxjerr miliarderin të varfër!







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

by mirseda
11:01 | 04/06/2026
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta...

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026

Ngjarja e rëndë në Maliq, Kuvendi nisi me një minutë heshtjeje për policin e vrarë

10:32 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com