E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Kurthi i policisë për bashkëshortin e Caroline, si u ndalua për vrasjen

Vrasja e nënës 20 vjeçares, Caroline, që tronditi Greqinë për javë me rradhë, duket se po shkon drejt zbardhjes. Faqja greke online newsbomb.gr ka zbardhur pjesë nga hetimet, duke përshkruar prangosjen e të shoqit, pilotit 32 vjeçar, Charalambos Anagnostopoulos , vetëm pak minuta pas shërbesës përkujtimore në Atika. Sipas portalit newsbomb.gr, dyshimet e forta pas kontradiktave të dëshmive, e sidomos analiza e orës biometrike të Carolinës së bashku aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për matur hapat dhe kaloritë.

Arrestimin e vrasësit të dyshuar e paralajmëruan mediat greke që në mëngjes, por pa dhënë hamendësime. Ishte “TaNea” e para që dha lajmin se policia ishte shumë afër prangosjes së të dyshuarit kryesor. Edhe media të tjera greke rikthyen për publikun ngjarjen e 11 majit, duke dhënë edhe të gjitha hamendësimet e deritanishme, ku u aludua për vrasës shqiptarë, moldavë, grekë, dhe të tjerë nga vende të ndryshme.

Hetimet dhe prangosja

Por pas prangosjes së të shoqit, mediat greke kanë theksuar se, hetuesit grekë kanë pasur prej kohësh dyshimet se piloti 32-vjeçar mund të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Caroline në shtëpinë e tyre. Newsbomb.gr shkruan se ai kishte dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me mënyrën si u futën grabitësit në shtëpinë e tyre dhe karakteristikat e dhëna për autorët e dyshuar të grabitjes. Gjithashtu, analiza e orës biometrike të Carolinës tregoi se të dhënat e paraqitura nga 32-vjeçari ishin në kontrast të plotë me atë që ishte regjistruar.  Madje, hetimet bëjnë me dije se, natën e vrasjes Caroline kishte dashur të largohej nga shtëpia për shkak të debateve të ashpra me të shoqin. Sipas mediave, që kanë marrë dëshmi nga të afërmit e 20 vjeçares, ajo ishte gati të largohej e të jetonte në një hotel bashkë me të bijën, duke u bërë gati për divorc.

Sipas mediave greke, policia kishte prova të forta se 32-vjeçari po planifikonte të arratisej drejt Turqisë dhe kjo qe arsyeja pse e ata e morën me helikopter duke e futur në grackë me ftesën për të dëshmuar për natën e krimit të rëndë. Për këtë arsye, policia dërgoi një helikopter nga Athina që mori 32-vjeçarin dhe e transportoi atë në policinë në Athinë brenda një kohe të shkurtër. Policia shkoi direkt në varrezat e ishullit ku u mbajt shërbesa përkujtimore e Caroline. Mësohet se hetuesit iu afruan pilotit por natyrisht nuk i thanë se ai ishte i dyshuar dhe se kishte prova kundër tij. “Aatij iu tha se ishte një person i cili ishte arrestuar dhe duhej të shkonte menjëherë në Athinë për ta identifikuar”, raportojnë mediat greke.

Lexo edhe :   Skandali me uniformat e policisë, çfarë deklaruan të prangosurit për procesin

Kontradikta e gjetur nga hetuesit grekë

Portali grek newsbomb.gr ka rreshtuar shtatë argumentet ku është mbështetur ndalimi i sotëm i pilotit 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, vetëm pak minuta pas shërbesës në varrezat ku prehet Caroline.

E para, në kohën që 32-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë i lidhur nga grabitësit kishte kryer biseda telefonike me familjarët e tij.

E dyta, në kohën kur ai kishte thënë se ishte në gjumë, para mbërritjes së grabitësve në shtëpi, aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për të matur hapat dhe kaloritë që digjte gjatë ditës, kishte treguar se kishte qenë në lëvizje.

Lexo edhe :   Trafikantët e koka*nës përplasin policinë tek "Ura Dajlanit"

E treta, ora biometrike e 20-vjeçares tregoi orën reale të vdekjes së saj, kohë e cila nuk përkon me atë të dhënë nga bashkëshorti i saj në dëshmi. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulset e të resë, në kohën kur 32-vjeçari është shprehur se ajo është mbytur nga grabitësit.

E katërta, 32-vjeçari nuk ka qenë bindës në deklaratën që ka dhënë për mënyrën si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit për të telefonuar policinë.

E pesta, sipas rezultateve të analizës teknike në regjistruesin e kamerës ka një mospërputhje. 32-vjeçari ka dhënë një kohë specifike për orën kur grabitësit largohen nga shtëpia. Rezulton se karta ishte hequr 4 ose 5 orë, para kohës së pretenduar nga 32-vjeçari për momentin e hyrjes së grabitësve në shtëpi.

E gjashta, nga hetimet ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se në orët e mesnatës, ata kishin pasur një debat dhe Caroline i ka shkruar të shoqit: Budalla.

E shtata, piloti pretendon se humbi ndjenjat për të paktën një orë. Por hetuesit thonë se nëse kjo gjendje do kishte zgjatur kaq shumë, atëherë ai do kishte dëmtime të trurit ose mund të humbte jetën. Atëherë lind pyetja se si u rikuperua ai pa probleme serioze për jetën dhe si është e mundur që ai të ishte i qartë teksa ishte pa ndjenja për aq shumë kohë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...