Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden: Demokracia amerikane rrezikohet nga Trumpi dhe mbështetësit e tij

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Biden: Demokracia amerikane rrezikohet nga Trumpi dhe mbështetësit e tij

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar për rënien e nivelit të demokracisë amerikane. Ai ndër tjerash për këtë fajësoi paraardhësin e tij Donald Trump.

“Për një kohë të gjatë ne kemi qenë të sigurt se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është kështu. Ne duhet ta mbrojmë atë. Mbrojeni atë. Duhet të angazhohemi për atë. Secili prej nesh”, theksoi Biden në një tubim gjatë fushatës elektorale në Filadelfia, në shtetin Pensilvania.

Paralajmërim nga forcat “MAGA”

Presidenti Biden sulmoi drejtpërdrejt mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump. “Forcat MAGA janë të vendosura ta kthejnë këtë mbrapa, në të kaluarën”, tha Biden. Ai nënvizoi se mund të ketë një Amerikë pa zgjedhje të lira, pa privatësi dhe pa kontraceptivë. MAGA është shkurtesa për fushatën e mëparshme të ish-presidentit Trump, “Make America Great Again”.

Në fjalimin e tij në qytetin historik të Filadelfias, ku u miratuan Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e SHBA-së, Biden vazhdoi: “Donald Trump dhe republikanët MAGA përfaqësonin një ekstremizëm që kërcënon vetë themelet e republikës sonë”. Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, ka refuzuar të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Republikani pretendon se atij iu grabit fitorja nga mashtrimi masiv i votuesve, por kurrë nuk ka ofruar asnjë provë për këto pohime.

Zgjedhjet për Kongres me 8 nëntor

Biden ka fituar në zgjedhjet e kaluara presidenciale 81 milionë vota, që është një shumicë e qartë e elektoratit amerikan. Në atë kohë, 74 milionë amerikanë votuan për Trumpin. Në zgjedhjet e Kongresit të 8 nëntorit – në mes të mandatit të Bidenit – do të votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së si dhe për rreth një të tretën e vendeve në Senat. Këtë ditë do të mbahen edhe zgjedhje për guvernatorë në shumë shtete federale. Trumpi i cili vazhdon të dominojë Partinë Republikane, ka emëruar për poste të shumta të besuarit dhe mbështetësit e gënjeshtrës së tij për mashtrimin e zgjedhjeve të kaluara.

Partia Demokratike e Bidenit mund të humbasë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit në vjeshtë. Kohët e fundit, megjithatë, shpresat e demokratëve janë shtuar se ata ende mund të shmangin dështimin e parashikuar prej kohësh. Ndër të tjera, Partia Demokratike beson se kandidatët besnikë ndaj Trumpit do të fitojnë më pak vota sesa pritet në kampin e ish-presidentit. /DW

Tags: Donald TrumpJoe Bidenpresidenti amerikan

TË LIDHURA

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani
Bota

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut
Bota

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

21:09 | 16/04/2026
Next Post
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Banorëve të Misisipit iu këshillohet të lahen me gojën mbyllur (VIDEO)

Banorëve të Misisipit iu këshillohet të lahen me gojën mbyllur (VIDEO)

Teleskopi Webb kap imazhin e tij të parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti

Teleskopi Webb kap imazhin e tij të parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com