Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Betohet Kolegji Zgjedhor, nisin përgatitjet për zgjedhjet

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Betohet Kolegji Zgjedhor, nisin përgatitjet për zgjedhjet

Në Tiranë, bënë sot betimin 8 anëtarët e Kolegjit të ri Zgjedhor, të cilët do të trajtojnë ankesat e partitë gjatë zgjedhjeve.

E veçanta e këtij Kolegji është se të gjithë pjesëtarët janë gjyqtarë, të cilët sapo kaluan me sukses procesin e vetingut, dhe vlerësohen si persona me besueshmëri, pastërti dhe aftësi të larta profesionale.

Ndërkohë, janë duke u bërë edhe përgatitje të tjera për procesin e ardhshëm zgjedhor.

Të tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor u zgjodhën dy ditë më parë me short publik në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ata sapo kanë kapërcyer me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, ose i njohur si vetingu, duke u vlerësuar për aftësitë profesionale, pastërtia e figurës dhe besueshmëria.

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, tha në ceremoninë e betimit se detyra nuk është aspak e lehtë dhe pritshmëritë e qytetarëve janë të larta për të garantuar zgjedhje të lira dhe të rregullta.

Përgatitje të shumta po vazhdojnë edhe në institucione të tjera për të ngritur dhe garantuar një process të rregullt zgjedhor.

Parlamenti po ngre një komision të posaçëm, që do të zgjedhë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas strukturës së re, që u ra dakord mes partive më të mëdha në Këshillin Politik në marrëveshjen e 5 qershorit.

Nga shumica socialiste u propozua si anëtar Damian Gjiknuri dhe dy të tjerë, nga Partia Demokratike e opozitës u paraqit Oerd Bylykbashi.

Gjiknuri dhe Bylykbashi janë pjesëtarë të Këshillit Politik nga partitë kryesore konkurrente dhe dy nga autorët më të rëndësishëm të reformës zgjedhore.

Ndërsa nga grupet e deputëve brenda parlamentit Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi. Ky komision po plotësohet dy ditë para se të skadojë afati për ngritjen e tij.

Parlamenti shpalli në fund të gushtit garën për vendet e lira në KQZ-në e re dhe 18 shtatori është afati i fundit, që kandidatët të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve.

Veprimtarë të shoqërisë civile kanë shprehur dyshimet e tyre mbi kriteret e vendosur për t’u bërë anëtar i KQZ-së.

Sipas tyre, këto kritere ngushtojnë mjaft rrethin e njerëzve, që mund të kandidojnë për postet në KQZ, duke penguar shumë profesionistë të tjerë, që përfshihen në këtë proces.

KQZ me mirëkuptimin e palëve sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe afati i fundit që ai të jetë plotësuar me anëtarët e rinj është 19 tetori. /VOA

Tags: betohetKolegji ZgjedhorpërgatitjetZgjedhjet

TË LIDHURA

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

14:31 | 02/12/2025
Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret
Aktualitet

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret

14:20 | 02/12/2025
Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri
Aktualitet

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

14:09 | 02/12/2025
Next Post
Konflikt në Elbasan/ Qëllohen me thikë 5 persona në një lokal

Konflikt në Elbasan/ Qëllohen me thikë 5 persona në një lokal

Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës

Kukullat e kurdisura të ekraneve dhe fenomeni Kryemadhi

Gramsh/ Gjendet i mbytur në rezervuar një 40-vjeçar

EMRAT/ Konflikti në Elbasan, babanë dhe tre djemtë i bëjnë për spital në lokalin e tyre







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

by mirseda
14:31 | 02/12/2025
0

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Gjyli është marrë...

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret

14:20 | 02/12/2025
Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

14:09 | 02/12/2025
Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

13:47 | 02/12/2025
Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

13:43 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com