Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Beteja e Ilir Metës për të “ç’dekretuar”, Gjykatën Kushtetuese

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Beteja e Ilir Metës për të “ç’dekretuar”, Gjykatën Kushtetuese

Nga Mero Baze

Presidenti ka nisur një betejë të re, në dukje procedurale, për të sabotuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka refuzuar të dekretojë si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njërin nga kandidatët të renditur sipas Kushtetutës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke ngritur pretendime absurde se e ka pezulluar procedurën dhe afatet kushtetuese dhe se do të emërojë kandidatin e tij pasi të plotësojë më parë vakancën Kuvendi.

Pra Presidenti ka “vendosur” atë që është e pamendueshme: të ndalojë zbatimin e Kushtetutës dhe të afateve që ajo e urdhëron për të vepruar.

Refuzimi në dukje procedurial i Presidentit, në të vërtetë është një skemë e pastër, e përsëritjes së precedentit të “ç’dekretimit” që Ilir Meta përdori për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Duke qenë se pas refuzimit të tij, sipas Kushtetutës, automatikisht është e zgjedhur kandidatja e renditur e para sipas renditjes të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pra gjyqtarja Arta Vorpsi, Ilir Meta do të përpiqet të zhvlerësojë zbatimin e ligjit nga Kuvendi, duke bërë lojëra fjalësh me radhën e plotësimit të vakancave.

Sipas Kushtetutës, kompetencën për shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese e realizojnë sipas radhës Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

Ilir Meta ka shpallur vakancën që i takon Presidentit, dhe nuk është më ai që dikton radhën e plotësimit të vakancave, por Kushtetuta.

Afati kushtetues i tij për të vendosur përfundon sot pas 30 ditësh, dhe meqë ai nuk e ka emëruar vetë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, është vetë Kushtetuta që e parashikon të emëruar të parën e renditur nga KED.

Të gjitha lojërat e tjera të tij, rreth radhës që duhet të ndiqet për plotësimin e vakancave, duke u përpjekur në marrëzinë e tij për të argumentuar në mënyrë absurde antikushtetuese se këtë radhë na e përcaktoka Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, janë manovra të tij për të bllokuar formimin e Gjykatës dhe për të prodhuar akte juridike të çmendura si çdekretimi i zgjedhjeve, duke mos njohur anëtarët që zgjidhen në rrugë ligjore.

Ajo që duket në horizont është se Ilir Meta mund të prodhojë ndonjë “çdekret” për emërimin e gjyqtares që mbushi vakancën e Presidentit, për ta futur në një spirale pa fund ngritjen e Gjykatës.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është hapi vendimtar që rikthen në normalitet krizën institucionale në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese është në pritje për të konfirmuar fatin e Presidentit Ilir Meta, dhe për të krijuar garanci që vendi mund të hyjë në zgjedhje, pas çmendurisë që Presidenti bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit.

Beteja e Ilir Metës për të krijuar kurthe proceduriale të shpikura kundër logjikës kushtetuese, në të vërtetë është një përsëritje e skemës së 30 Qershorit, të ç’dekretimit të zgjedhjeve për ta mbajtur vendin në krizë të përhershme kushtetuese, dhe për t’i mbijetuar shkarkimit të tij.

Tags: betejegjykatëilir metamero baze

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
“Më groposi mua dhe familjen”, vendimet absurde të Gjykatës së Durrësit

“Më groposi mua dhe familjen”, vendimet absurde të Gjykatës së Durrësit

“Zoti është i madh”, mesazhi i koduar nga Xhisiela Maloku

"Zoti është i madh", mesazhi i koduar nga Xhisiela Maloku

Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet

Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com