Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Besimi na bën të drejtë”, Ruçi uron besimtarët myslimanë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja/Deputetët e rinj kërkojnë interpelancë me ministrin Lleshaj

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron besimtarët myslimanë me rastin e Bajramit të Madh. Ruçi, me rastin e festës së Bajramit u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve myslimanë.

“Me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoj urimet e mia më të mira të gjjthë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo ku ndodhen. Shëndet, lumturi e bujari në familjet tuaja! Kjo ditë festohet pas një muaj agjërimi e sakrificash, lutjesh e dëshirash, shkëmbimi urimesh e dhuratash, solidariteti e përgjegjësie. Si një ndër pesë kolonat e besimit Islam, muaji i Ramazanit i bën të gjithë besmitarët më të mirë, më të duruar, më të vyrtytshëm dhe më të gjendur për njeri-tjetrin. Agjërimi nuk është thjesht një vetëkufizim në stilin e jetesës së përditshme, por edhe vetëpërmbajtje nga mëritë, grindjet, veset dhe pasionet njerëzore.

Besimi dhe sakrifica zhvillojnë ndjenjat dhe shprehitë e përgjegjësisë individuale, fetare e shoqërore, e cila kalon nga besimtarët të komuniteti e shoqëria. Besimi sjell urtësi dhe orientim drejt të mirës dhe përgjegjësindaj atyre që janë në varfëri e në nevojë. Shoqëria duhet t’i përdorë cilësitë e besmitarëve për tu bërë më e drejtë, mëtolerante, më e respektueshmë ndaj dinjitetit njerëzor dhe mëe hapur ndaj progresit. Myslimanët shqiptarë janë shumica e popullsisë jo vetëm për nga numri, por nga vlerat, dashuria dhe përkushtimi për njerëzit, familjen dhe atdheun. Të gjithë besimtarëve duhet tu jemi mirënjohës për tolerancën, por ky tipar ka më shumë vlerë kur manifestohet nga ata besimtarë e komunitete që janë në shumicë.

Mësimet e vogla e të përditshme që nxjerrim nga çdo vlerë e besimtarëve myslimanë le të na shërbejnë për të ndërtuar njëshoqëri harmonike, që ndjen dhimbjen njerëzore dhe e lehtëson atë; që dallon veset dhe i lufton ato; që kupton pabarazinë dhe përpiqet ta ngushtojë atë; që është e vetëdijshme për padrejtësitë dhe ngrihet kundër tyre. Sot, kur shoqëria shqiptare është kthyer përfundimisht me mendje e shpirt drejt familjes europiane, është dita të kujtojmëse asnje vyrtyt mysliman nuk vjen kunder vlerave europiane,qytetëruese e perëndimore.

Islami dhe besimtarët myslimanë shqiptarë janë pro modernizimit, europianizimit dhe perëndimizimit. Kam një urim të veçantë për myslimanët shqiptarë në Diasporë: Qofshi gjithmonë të lumtur e të vyrtytshëm dhe ju jemi të gjithë mirënjohës që vlerat më të mira të botës shqiptare i kini mbjellë dhe po i kultivoni kudo ku jetoni, në shoqëritë perëndimore. Shqipëria do t’i bashkohet familjes europiane me të gjithëbukurinë, pasurinë dhe ndriçimin që buron nga mozaiku dhe diversiteti ynë fetar.

Myslimanët shqiptarë kanë kontribuar e kontribojnë për zhvillimin e vendit e të demokracisë dhe rritjen e mirëqeniese të tolerancës. Ata janë një bekim për Shqipërinë dhe jetët tona. E kam thënë dhe po e përsëris: Le të shkëlqejnë gjithë botashqiptare dhe jetët tona, ashtu si ndrisin vlerat, qytetaria dhe fisnikëria e besimtarëve shqiptarë. Të gjithë ne, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, besimtarë e jobesimtarë, jemi njëfamilje e madhe, në Shqipërinë tonë, shtëpinë që duhet ta bëjme akoma më të bukur.”, shkruan midis të tjerash në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Tags: Besimibesimtarëtdrejtë/myslimaneRuçiuron

TË LIDHURA

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali
Aktualitet

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025
Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

15:27 | 04/08/2025
Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore
Ekonomi

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

14:28 | 04/08/2025
Next Post
Rivalë për drogë dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

Rivalë për drogë dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

“Sa më keq aq më mirë”, analisti jep tjetër version: Çfarë do të bëjë Rama

“Sa më keq aq më mirë”, analisti jep tjetër version: Çfarë do të bëjë Rama

Negociatat, ambasadori italian: 3 skenarët e mundshëm për integrimin e Shqipërisë

Negociatat, ambasadori italian: 3 skenarët e mundshëm për integrimin e Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali
Aktualitet

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

by mirseda
17:10 | 04/08/2025
0

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane si drejtues të grupit kriminal. Tre shqiptarët të moshave 37,...

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

16:56 | 04/08/2025
Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

15:27 | 04/08/2025
Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

14:28 | 04/08/2025
I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

14:25 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com