Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, 83 vjeç, është në qendër të lajmeve rozë pas ndarjes me partneren e tij rreth 50 vite më të re, Francesca Pascale. Së fundmi, mësohet se ai i detyrohet asaj si shpërblim 20 milion euro.
Lidhja e dashurisë me 35-vjeçaren ka filluar në vitin 2011, dhe është bërë publike në vitin 2012 ku të dy kanë dalë të shoqëruar në stadiumin me rastin e derbit Inter-Milano.
Duke iu referuar revistës së përjavshme “Oggi”, bukuroshja ka rrëfyer se marrëdhënia me Berlusconin nuk do të përfundonte aq lehtë. Sipas saj, ai i detyrohej asaj një “pagë ndarje” prej 20 milion eurosh dhe një pagë prej një milion eurosh në vit.
Sipas “Corriere della Sera”, ish-kryemistri italian është i lidhur me Marta Fascina, një nga deputetet e tij në mandatin e parë, e cila është 30 vjeç.