Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Berisha vë në zbatim planin B, Patozi nis lëvizjet për të marrë frenat e opozitës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha vë në zbatim planin B, Patozi nis lëvizjet për të marrë frenat e opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë dje në zbatim planin B, për të katapultuar në politikë Astrit Patozin. Vetë kryeministri Rama e tha pak ditë më parë se futja e Patozit në zgjedhje është strategji e Berishës. Dje janë dhënë sinjale të qarta se ish-kryeministri po luan me dy porta; nga njëra anë po përdor Bashën për të nxitur destabilitet dhe për të rrëzuar Shqipërinë, por nga ana tjetër po përdor kreun e Bindjes Demokratike për të rivalizuar PS në zgjedhje.

Edhe pse pritej që Patozi më shumë të fokusohej te këshillat bashkiakë, dje ai ka bërë të ditur se do të dalë me kandidatë për kryetar në 61 bashkitë e vendit. Kjo tregon qartë se ai ka nisur tentativat për të krijuar një opozitë të re në pushtetin vendor. Po ashtu kjo tregon se Berisha nuk do që PS të triumfojë në bastionet e djathta.

Ditën e djeshme, përmes një deklarate për media, Patozi e bëri të qartë se Bindja Demokratike do të bëjë një betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës dhe në çdo bashki do të ketë kandidatë. Ai deklaroi se përmes partisë së tij do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur në bashkitë e bastionit të djathtë.

“Bindja Demokratike është e vendosur që në zgjedhjet e 30 qershorit të bëjë betejën e saj frontale në të gjithë territorin e vendit, duke u përballur me të gjithë kandidatët të PS, pa asnjë dallim. Në këtë sfidë të vështirë ne do të kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari, që e refuzon këtë mazhorancë dhe mendon se Shqipëria po qeveriset keq, për shkak të qeverisë të korruptuar. Kjo do të thotë se BD ka objektivin e vet kryesor që në këto zgjedhje të përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo bashki të Shqipërisë. Nga ky rregull i përgjithshëm do të përjashtohen vetëm këto dy raste: kandidatët e pavarur dhe ish-kryetarët e bashkive të djathta. Ne shprehim vlerësimin tonë për çdo kandidat të pavarur, që është regjistruar në zgjedhje si kundërshtar i qeverisë, duke i konsideruar cilindo prej tyre si aleatin tonë të natyrshëm për një kauzë të përbashkët”, deklaroi ai. “Arsyeja është një dhe e vetme, që votat e kundërshtarëve të qeverisë të mos çahen dhe që ne të arrijmë qëllimin e përbashkët, fitoren tonë ndaj çdo përfaqësuesi të “Rilindjes”.

Ne angazhohemi gjithashtu se do të mbështesim dhe nuk do të rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta, të cilët mund të vendosin të kandidojnë në të ardhmen përballë përfaqësuesve të qeverisë. Ne do të konsiderojmë ata njësoj si përfaqësuesit tanë, sepse mendojmë që vetëm bashkimi i çdo force opozitare mund të sjellë një rezultat fitues përballë kandidatëve të Partisë Socialiste”, deklaroi ai./Gazeta SOT

Tags: bashaBerishapatozi

TË LIDHURA

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

18:42 | 15/04/2026
Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja
Kryesore

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Karakaçi: 87% e aksit Elbasan-Papër i përfunduar
Aktualitet

Karakaçi: 87% e aksit Elbasan-Papër i përfunduar

18:25 | 15/04/2026
Next Post
Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali/ Zbardhet e shkuara e errët e personit të arrestuar

Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali/ Zbardhet e shkuara e errët e personit të arrestuar

Detajet/Qëlloi me kallashnikov, pranga 25-vjeçarit (emri)

Detajet/Qëlloi me kallashnikov, pranga 25-vjeçarit (emri)

Pranga dy personave, një prej tyre qarkullonte me armë zjarri në brez (emrat)

Pranga dy personave, një prej tyre qarkullonte me armë zjarri në brez (emrat)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane
Bota

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane

by mirseda
19:17 | 15/04/2026
0

Ushtria amerikane tha se kishte penguar anijet të largoheshin nga portet iraniane gjatë 48 orëve të para...

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

19:05 | 15/04/2026
Meloni takohet me Zelenskyn: Bashkëpunim me Ukrainën për prodhimin e dronëve

Meloni takohet me Zelenskyn: Bashkëpunim me Ukrainën për prodhimin e dronëve

19:03 | 15/04/2026
“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

18:42 | 15/04/2026
Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com