Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha u dashka pyetur për Martinajn

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Nuk është vetëm fakti që e ka nga fisi i gruas, nga Martinaj. Edhe pse ai bën shumë për fisin e gruas, kjo nuk është arsye e mjaftueshme ta pyesim për Ervis Martinaj.

Por sot, pas një heshtje të gjatë, ai befas shpërtheu dhe “dëshmoi” se Ervis Martinaj ka qenë “Njëshi” i lojrave të fatit dhe se Edi Rama i legalizoi ato, sapo u zhduk Martinaj.

Të gjithë e dinë që Martinaj ishte faktor kyç në industrinë e lojërave të fatit. Madje ngjarja e përgjakshme në Bllok më 2018, ishte shkak për mbylljen e sallave të basteve sportive.

Por Sali Berisha nuk është ndjerë kurrë për këtë gjë. Ai nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, nuk ka lënë pikë bastesh e kazino pa telendisur, kur ka qenë në opozitë, nuk ka lënë pikë bastesh pa leje pa e pas nën kontroll djali i tij kur ka qenë në pushtet, ka qenë i lidhur drejtëpërdrejt dhe personalisht me klanin Osmani në Gjermani, që financuan fushatën e vitit 2005 të Partisë Demokratike, por për këtë Vis Martinajn, nuk ka folur kurrë.

Nuk ka folur, as kur ky ka qenë “numri 1” i lojërave të fatit, nuk ka folur kur ndodhi ngjarja kriminale në Bllok, edhe pse flet për çdo rrahje në çdo cep të Shqipërisë, dhe nuk foli as kur u zhduk ai.

Kjo tregon se ka një lidhje mes heshtjes së Sali Berishës dhe aktivitetit të Ervis Martinaj. Sot befas ai foli me sigurinë e një njeriu që e di se Martinaj nuk është më gjallë. Dhe dëshmoi se ai paska qenë “njëshi” i lojërave të fatit.

Fakti që i ka ardhur goja tregon se ndjehet i lehtësuar që ai është zhdukur, por jo aq sa të distancohet prej tij. Me sa duket nuk është plotësisht i qetë.

Nuk është i sigurtë, as që është zhdukur dhe as që mund të distancohet prej tij. Kjo e ilustron më së miri dhe temën e “Foltores” së tij për vizionin që ka për sigurinë dhe rendin publik në të ardhmen. Ndërsa policia jonë nuk thotë dot a është gjallë, a ka vdekur, Berisha sillet si dikush që di diçka por nuk e thote dot akoma. Si çdo kush që është peng i kodit të mafias.

Tags: BerishaMartinajmero baze

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Vendimi për Iranin/Balla: U konsultuam me partnerët për ditë me radhë

Paralajmërimi i Ballës: Berisha shumë shpejt do shpallet “non grata” edhe nga BE-ja

Greqia do të shlyejë për herë të parë para kohe borxhet në Eurozonë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Kryesore

“Mbylle atë radio se me çmende”, Rama batuta me banorin e Zvërnecit: Dëgjon lajmet aty, ça është ajo

by mirseda
20:22 | 05/06/2026
0

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Zvërnecit, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as batutat. Në fjalën e...

Investimi në Zvërnec/ Protestë në Vlorë pranë takimit të Ramës për 35-vjetorin e PS

20:03 | 05/06/2026

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

19:20 | 05/06/2026

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com