Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Berisha do të padisë Ramën për shpifje

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Berisha do të padisë Ramën për shpifje

Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi se “për të gjitha shpifjet, kryeshpifsi (Rama) do përgjigjet para ligjit!” Ky ishte një reagim ndaj akuzave për korrupsion të bëra nga Partia Socialiste. Berisha reagimin e tij e bëri publik nëpërmjet zëdhënëses, Erla Mëhilli. Ajo në “Facebook-un” e saj personal ka shpërndarë një deklaratë të Berishës ku ai i ka cilësuar si trillime dhe shpifje të ulëta deklarata e dalë nga selia rozë.

Berisha sqaron se Edi Rama nga paniku i skandaleve dhe i drogës, nxjerr tellallët e tij që të dalin dhe të gënjejnë, ndërsa shton se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama është aksioner në hije i Rapiskan.

“Për të gjitha shpifjet, kryeshpifsi do përgjigjet para ligjit!”, paralajmëron Berisha.

Më herët, kreut i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistëe, Taulant Balla ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ish-kryeministri është përfshirë në një aferë korruptive, duke përfituar 122.5 milionë dollarë. Balla për akuzën e tij i është referuar një investigimi të bërë nga  në televizioni amerikan “Bloomberg” (lajmin e plotë e lexoni këtu).

 

Deklarata

Lidhur me shpifjet dhe trillimet e dy diteve te fundit te Edi Rames, ish kryeministri Berisha sqaron opinionin:

Nen panikun e skandaleve te droges, Rama detyron deputeten e tij dhe narko-trafikantin Balla te dalin dhe te genjejne, edhe pse zoti Berisha nuk permendet ne asnje rresht te medias Bloomberg. Sherbimi i skanimit eshte dhene permes nje gare te hapur dhe eshte fituar jo nga nje fantazme por nga nje kompani amerikane, lider ne bote e prodhimit te skanerave te cilesise se larte, me qellim luften pa kompromis ndaj terrorizmit dhe trafikut te droges.

Me kete sherbim, tashme gjeresisht te perhapur ne bote, qeveria ka synuar per te bere te pamundur fikjen e skanerave siç eshte bere me radaret e Ushtrise, ne menyre qe portet e Shqiperise te mos kthehen ne gjirize droge nga Rama, ministri trafikant apo drejtore qe largohen ne drejtim te paditur. Personat apo sipermarresit me te cilet kompania ka zgjedhur te bashkepunoje, nuk i perzgjedh qeveria, por sigurojme qe ata nuk jane as menaxheri i ministrit qe merr koncesione dhjetera milione euro pa bere asnje investim dhe pa asnje dite eksperience, as mikja e kreyministrit qe perlan miliona per check-up nderkohe qe urgjencat jane pa ilace, dhe as ortaku i vellait te kryeministrit, qe ne konflikt te dyfishte interesi ka marre ne “koncesion” kontrollin e industrise se bixhozit. Pra ata nuk kane kategorikisht asnje lidhje me qeverine e mepareshme.

Procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha ne rastin konkret, kane qene ne perputhje me ligjin, kane nxjerre fituese me gare nje kompani lider ne profilin e saj me fame nderkombetare dhe ky sherbim eshte provuar si teper i vyer ne luften ndaj droges, pavaresisht perkushtimit familjar te Rames dhe ministrit te rendit per trafikimin e saj. Pas ardhjes ne pushtet, Edi Rama, ne nje akt te pare anulloi kontraten e miratuar ne parlament me kete kompani. Por pak muaj me vone ai anulloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoi punen. Ne kontrate u bene ndryshime qartesisht te disfavorshme per palen shqiptare, por duket ne interes te Rames dhe klienteles se oligarkeve te tij.

Keshtu, vertet cmimi per deklarate u ul nga 37 euro ne 22 euro, por u perfshine ne detyrimin per te paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nen 1000 euro, dhe qe me kontraten e pare ishin perjashtuar nga pagesa. Se dyti Rama i dha me ligj kompanise garancine buxhetore, e cila, sipas ligjit qe Rama miratoi ne parlament, detyron qeverine te paguaj per secilin Vend (skanimi) gjate 12 muajve te pare, duke filluar nga Data e Fillimit te Vendit per ate Vend, 2,260,000 euro (dy milione e dyqind e gjashtedhjete mije euro) (rezultati i pjesetimit te 11.3 milione eurove me 5 vendet). Sipas kesaj kontrate te Rames, ne çdo pervjetor 12-mujor te Dates se Fillimit te Vendit per secilin vend, vlera e Tarifes Vjetore te Vendit per ate Vend do te rritet me koeficientin 1.03, ne menyre qe Tarifa Vjetore e Vendit per ate vend te behet 2,327,800 (dy milione e treqind e njezet e shtate mije e teteqind euro) ne vitin e dyte pas Dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, 2,397,634 euro (dy milione e treqind e nentedhjete e shtatemije e gjashteqind e tridhjete e kater euro) ne vitin e trete mbas dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, dhe keshtu me radhe deri ne daten e Perfundimit te funksionimit te Vendit per ate Vend.

Keshtu, pagesen per ngarkesat e skanuara me pare e bente biznesi dhe kete pagese doganat ua njihnin kompanive si shpenzime te zbritshme. Ne kontraten e dyte, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit. Persa i perket kompanise, cdo kompani ne perputhje me ligjin ka te drejte te shese aksione dhe zgjedhe ortaket, por ne rastin konkret, ne kontraten e qeverise Berisha me Rapisckan njihet nje dhe vetem nje pergjegjes dhe perfaqesues i pales private, dhe kjo eshte kompania Rapiskan. Sikunder kompania te cilen Rapiskan, ne perputhje me detyrimin ligjor, piken 5.1 te kontrates, ka krijuar, pra ortaku i saj lokal, nuk ka ne menyre kategorike asnje lidhje me qeverine Berisha. Fakti qe Rama terhoqi bllokimin dhe kompania filloi pune me kushte edhe me te disfavorshme se ne fillim per palen shqiptare, pasi Rama shpenzoi gjysem milioni euro “gjoja” per ti perzene, ben te besueshme zerat se e gjithe procedura qe nje farse dhe gjobevenie vetem qe vellai i tij te ishte aksioneri hije i ketij biznesi. Per te gjitha shpifjet, kryeshpifsi do pergjigjet para ligjit!

Tags: BerishapadisëRamënshpifje

TË LIDHURA

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra
Aktualitet

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra

17:46 | 26/01/2026
Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm
Kryesore

Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm

16:48 | 26/01/2026
“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje
Aktualitet

“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje

16:28 | 26/01/2026
Next Post
Ronaldo zbret në fushë 5 “Topat e Artë”, Reali i shënon 5 gola Sevillas (Video)

Ronaldo zbret në fushë 5 “Topat e Artë”, Reali i shënon 5 gola Sevillas (Video)

PSG mposht Lillen dhe shkon në +12 nga vendi i dytë (Video)

PSG mposht Lillen dhe shkon në +12 nga vendi i dytë (Video)

LG Signature më i shtrenjtë se iPhone X

LG Signature më i shtrenjtë se iPhone X







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur
Bota

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur

by mirseda
18:52 | 26/01/2026
0

Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni...

Flet miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Nuk e pëlqen, e njoh mjaft mirë!

Flet miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Nuk e pëlqen, e njoh mjaft mirë!

18:06 | 26/01/2026
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra

17:46 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
Rogerti i përmend vdekjen e vëllait të Gjestit, Dj Gimbo i kthehet ashpër

Rogerti i përmend vdekjen e vëllait të Gjestit, Dj Gimbo i kthehet ashpër

17:25 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com