Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha shpejt do jetë nën hetim, për korrupsionin familjar

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Pandemia në Shqipëri po shkon drejt fundit”/ Ja çfarë paralajmëron Ngjela

Nga: Spartak Ngjela

Situata ndërkombëtare aktualisht është tërësisht në favor të Shqipërisë dhe shqipëtarëve.

Kjo vjen nga përkrahja e madhe e politikës amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Po qeveria shqiptare, me politikën e saj, është brenda kësaj politike?

l.

Politika amerikane sot kuptohet se ka një qëllim të shpejtë politik: bashkimin gjithë-shqiptar. Panshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor, do të jetë skemë e suksesshme e politikës amerikane kundër interesit të Rusisë në këtë zonë. Dhe kjo sot dallon që është politika qëndrore amerikane në Ballkan.

Aktualisht janë dy shtete shqiptare në këtë zonë: Shqipëria dhe Kosova; por, edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e në Malin e Zi, nuk janë jashtë vëmendjes amerikane. Një fakt politik ky, që tani e di edhe Beogradi, edhe Moska, edhe Parisi; dhe po shihet qartë tani se kjo i ka hedhur këta në sulm, por janë të pashpresë.

Kurse, procesi për bashkimin panshqiptar ndërkohë po kuptohet se, tani së fundi, ka kaluar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, ku, rregjistrimi real i popullsisë i nxori shqiptarët, në numur, të parët si popull, me 47 përqind. Ishte rasti i parë që shqiptarët u vlerësuan si numur, por si fillim, se ata, në ato treva, janë edhe më shumë.

Kjo që po shohim në Shkup, është në fakt një nga tiparet e filozofisë së bashkimit kombëtar shqiptar: ringritja e prezencës së shqiptarëve, në të gjitha shtetet sllave ku janë shtypur si autoktonë, në mbi 100 vjet.

E keni parë sot që, të gjithë ortodoksinë sllave, nga Beogradi e deri në Moskë, po e tremb me tmerr të përsëritur bashkimi kombëtar i shqiptarëve?

 

Në fakt, depresioni i politikës serbe, ndërkohë po konstatohet hapur nëpër fjalimet që presidenti i Serbisë, ministrat dhe priftërinjtë serbë, po mbajnë për çdo ditë. Dhe kuptohet se kjo iu vjen si pasojë e qartësisë së politikës amerikane, e cila, po me këtë forcë, ka filluar goditjen edhe kundrejt përkrahësve shqiptarë të politikës së lartë.

Janë drejt goditjes penale edhe ata të korruptuar të qeverive shqiptare, që, në 30 vjet, i kanë shërbyer Serbisë kundër interesit shqiptar, por dhe kundër politikës amerikane – edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë. Dhe duhet theksuar se, goditja penale e tyre, është një proces i domosdoshëm, i cili duhet të vijojë…

ll.

Pyetja që ngrihet tani, në relacion me bashkimin kombëtar shqiptar, është kjo:

E di qeveria aktuale këtë theks politik, dhe, nese e di, di ta përdorë politikisht si fakt në favor të zhvillimit shqiptar?

Shenjat tregojnë se qeveria shqiptare e di këtë fakt, dhe po kuptohet se nuk do që ta përdorë në zhvillim të Shqipërisë; por në të njëjtën kohë nuk iu thotë dot “jo” amerikanëve.

Ky duket se aktualisht është edhe konflikti i brendshëm i Edi Ramës. Por koha që vjen do të flasë më tepër për këtë fakt.

Lufta kundër korrupsionit lartë që po zhvillohet tani në Shqipëri me sistem ligjor, për eliminimin e të gjithë lidërshipit politik shqiptar të korruptuar, në të dyja krahët e politikës, do të krijojë premisat reale të zhvillimit shqiptar në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane.

Por, çoroditja politike e presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, është shenjtë e dobësisë së tij intelektuale.

A e keni parë mendjelehtësinë e nacionalizmit pushtues serb te presidenti i Serbisë Vuçiç, në lidhje me Kosovën? Është një akt i turpshëm historik në kohën e falimentimit të Serbisë, sepse ai flet sikur Serbia të jetë një superfuqi, kur e di që Serbia është një shtet i mundur në luftë, dhe kur tanimë dihet nga politika amerikane që vetë Serbia ka qenë historikisht një shtet i krijuar në falsitet nga Rusia dhe Franca, pa asnjë histori reale të saj.

Ill.

Por, e gjithë kjo politikë e madhe që po bën Uashingtoni në favor të botës shqiptare në Ballkain Perëndimor, nuk po gjen shumë hapësirë në Tiranë dhe në Prishtinë. Në Tiranë, kjo kuptohet se është një lloj inercie e politikave të vjetra antiamerikane.

Mospranimi si një sistem i ri i politikës amerikane nga lidërshipët e qeverisjeve në Shqipëri, është një sëmundje e madhe dhe e vjetër e qeverisjes komuniste, por edhe e qeverisjes gjatë viteve 1992-1997, të cilat, ndryshe nga ndjesia e madhe proamerikane e shqiptarëve, kanë rënë ndesh me politikën amerikane.

Kampionët e këtij fenomeni janë Enver Hoxha dhe Sali Berisha, të cilët, duke shfrytëzuar anti-intelektualizmin e tyre radikal, kanë vendosur në Shqipëri pushtet absolut me rrypat shqiptarë të katundeve e me interesaxhinjtë e vegjël, dhe kanë bllokuar me ta zhvillimin perëndimor të Shqipërisë, dhe, gjithmonë me një ngulmim antiamerikan në politikën e tyre.

Nëse na duhet ta shkruajmë këtu arsyen e këtij antiamerikanizmi Hoxha-Berisha, nuk kemi përse të zgjatemi, se është shumë i thjeshtë, dhe arsyeja thelbësore e tij është gjykimi se: patologjia e pushtetit absolut Hoxha-Berisha, nuk mund të pranonte liberalizmin intelektual që kërkonte demokracinë amerikane në Shqipëri.

Hoxha kaloi, në fakt, në një ideologji antiamerikane dhe këtë e futi si ideologji didaktike në të gjithë arsimin shqiptar. Por, ai asgjë nuk arriti, sepse, fryma amerikane shpërtheu me një përkrahje shumë masive në Shqipërinë e viteve nëntëdhjetë, menjëherë pas rënies së komunizmit.

Po Sali Berisha?

Berisha ka frikë, nuk del dot hapur në antiamerikanizmin e tij, se ka frikë nga shqiptarët. Por është edhe naiv kur mendon se po i gënjen shqiptarët me përrallat e tij të shtirjes si “një luftëtar i amerikanizmit”. E bën këtë nga frika, apo nga intelekti i rënduar që ka aktualisht, kjo pak rëndësi ka, Berisha shpejt do jetë nën hetim për këtë që shprehëm, dhe për korrupsionin e lartë familjar.

Por, gjithsesi, ky pritet të jetë një proces i nivelit të lartë gjyqësor, i cili do ketë në mbartjen e vet: realizimin e shpresës së shqiptarëve për një drejtësi perëndimore në proceset gjyqësore, dhe eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror, i cili është shkaktari kryesor i varfërisë së shqiptarëve.

Për të gjitha ato që trajtuam, gjithsesi, edhe një herë duhet ta theksojmë se situatat ndërkombëtare është në favor të historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Koha e solli që historia e Shqipërisë të shihej nën lupën e politikës amerikane, dhe, pikërisht për këtë, gjithçka tani po shkon drejt historisë reale të Shqipërisë, kurse po kuptohet ndërkaq se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtar.

Tags: opinionsali berishaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Totenhemi do Konten/ Pa Premier Ligë prej 60 vitesh dhe lidhja me hebrenjtë

Totenhemi do Konten/ Pa Premier Ligë prej 60 vitesh dhe lidhja me hebrenjtë

Mbyllen 7% e bizneseve të huaja në vend, falimentojnë 458 sipërmarrje italiane

Mbyllen 7% e bizneseve të huaja në vend, falimentojnë 458 sipërmarrje italiane

Trump mund të hedhë idenë e një kandidimi të dytë

Supozimet për një rikandidim të Donald Trampit në 2024-ën në rritje, ja ç'tha







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së
Kosovo

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së

by mirseda
17:25 | 25/11/2025
0

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, konfirmoi për Radion Evropa e...

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

16:34 | 25/11/2025
Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

15:01 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com