Sot zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit, ndonëse nuk janë lajmëruar.
Llideri historik i demokratëve, Sali Berisha, rikthehet pas 6 muajsh në mbledhje grupi. Kjo është mbledhja e parë e grupit parlamentar e bashkuar pas 6 muajsh që prej vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës.
Mbledhjen e thërriti Enkelejd Alibeaj, ku një ditë më parë njoftoi se do të zhvillohej sot në orën 09:00.
Mësohet se nuk kishte ftesë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Por në një prononcim për mediat, Berisha tha dje se do të ishte i pranishëm në mbledhje.