Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Sot shënon 32 vjet nga krijimi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi komunizmin. Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka organizuar Kuvendin e FRPD-së. Në përkujtim të kësaj dite, i pranishëm në këtë Kuvend është edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili është shprehur se Shqipëria shpëtohet vetëm me revolucion dhe jo me lutje apo me deklarata.

Ish-kryeministri deklaroi se demokratët janë mbledhur sot, në këtë datë të rëndësishme, pasi realizuan me sukses një nga dy misionet e PD-së, shpëtimin e saj. Misioni i dytë është shpëtimi i Shqipërisë, tha Berisha.

“Të dashur delegatë të FRPD-së, të dashur anëtarë dhe anëtare të FRPD-së, kudo ku ndodheni sot, i dashur Besart, kryetar i FRPD-së, drejtues të mëparshëm të kësaj organizate me një histori dhe të ardhme të jashtëzakonshme, me një rol sa madhor në historinë e këtij vendi, në historinë e shqiptarëve, po kaq të madhërishme për të ardhmen e shqiptarëve.

Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruat në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë.  Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm dhe të motivuar në misionin tuaj të dytë. Shqipëria përballet me pasojat e një pushtimi të brendshëm. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë e cila është sot shoqëria më e agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore”.

Kryetari i PD-së shprehu bindjen se demokratët kanë entuziasmin dhe forcën për ta vendosur Shqipërinë në rrugën e të ardhmes dhe të integrimit atlantik.

“Jeni një lëvizje që u përball në vitet ’90 me diktaturën staliniste më të egër dhe barbare që Evropa kishte njohur. U përballët me diktaturën komuniste, që bashkëmoshatarët tuaj bashkë me Azem Hajdarin mbushën rrugët e qytetit. Ata të rinj dhe studentë të udhëhequr po nga një njeri, i shndërruar në 24 orë një hero i papërsëritshëm në historinë e lëvizjeve revolucionare, në një lider, e gjunjëzuar diktaturën dhe diktatorin dhe i imponuar vendosjen e pluralizmit politik. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion, e shpëtojnë ata që e duan, e shpëtojnë ata që i dalin Zot”.

Tags: BerishaDita e RiniseFRPD

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com