Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Berisha mobilizon të rinjtë kundër Bashës, “Foltores” i bashkohet edhe Këlliçi

4 vjet ago
in Të Gjitha
Berisha mobilizon të rinjtë kundër Bashës, “Foltores” i bashkohet edhe Këlliçi

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar dje me të rinjtë demokratë që i ishin bashkuar “Foltores” së tij tek Amfiteatri në Tiranë, nga gjithë vendi. Ai hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për shpalljen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së Gruas së PD, ndërsa mobilizoi të rinjtë kundër liderit demokrat. Sipas Berishës, Basha është në panik.

Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate, dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të Gruas. Sipas tij, kreu i PD-së ka frikë nga anëtarësia e partisë.

“Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali, dhe së fundmi është sulur ndaj organizatës së të rinjve dhe grave, në një hakmarrje primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë duhet të ishte para jush. Duhet të ishte këtu në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave. Forumi ka drejtuesit e tij, statutin e tij. Ai nuk është pronë e askujt, por tërësi e idealeve më fisnike.

Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, askush nuk është kundër proceseve zgjedhore, por ato janë kompetencë ekskluzive e juaja. Do të jeni ju që organizoni procesin zgjedhor dhe zgjidhni drejtuesit. Kryetarin e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e partisë. Është krejtësisht i pashpresë. Ftojeni në debat, të mos fshihet dhe të mësojë nga ju ABC e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut”, deklaroi Berisha.

“Foltores” për rininë i ishte bashkuar edhe Belind Këlliçi, i cili tha se nuk duhet harruar kurrë se kush ishte personi që rrëzoi diktaturën, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

Ndërsa vetë Berisha nga ana tjetër tha se në 2017, Basha e shihte Belind Këlliçin si rrezik potencial për t’i zënën vendin, dhe për këtë i mohoi të drejtën për t’u bërë deputet.

“Në kohën kur ai u la jashtë përfaqësimit në Parlament, përmes smirës se kryetari shikonte një njeri që mund ti zinte vendin, ua them unë, Belind Këlliçi nuk u braktisi ju, por ju shndërroi ju në opozitë më të mirë të këtij vendi”, tha Berisha.

Berisha kërcënon Bashën me shkarkim

Të rinjtë e FRPD-së i kanë bërë thirrje publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i kërkuar që ai të jap dorëheqjen. Sakaq, ish-kryeministri Berisha ka bërë një ndërhyrje, duke thënë se nuk do ta lejojnë që Basha të jap dorëheqjen, por do ta heqin.

“Nuk do ta lejojmë të japë dorëheqjen jo, do ta heqim”, u shpreh ai. Ndërkohë Berisha shtoi se përveç Kuvendit, kryetarin e PD-së e shkarkon dhe vota e anëtarëve.

“Kuvendi, qëllimin më madhor ka rivendosjen, rikthimin e PD-së nëpërmjet normave të qarta në Shtëpinë e Lirisë. Kuvendi do të sanksionojë nene, kur kryetari nuk do të guxojë të shkelë normat statutore, pasi të jetë automatikisht i shkarkuar. Kuvendi i ka të gjitha fuqitë të shkarkimit të kryetarit dhe fuqi tjetër.

Unë mendoj se Kuvendi përgjigjen e parë do të japë, ndryshimet e thella statutore. Shkarkimi i Lulzim Bashës përveç se nga Kuvendi, duhet të bëhet me votën tuaj në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk do të kundërshtoj kurrë verdiktin, kur vota juaj do të jetë e lirë”, nënvizoi ai.

Të rinjtë e FRPD-së që kanë marrë pjesë dje në “Foltore”, kanë kërkuar shkarkimin e Bashës, madje e kanë hedhur me votim live, teksa kanë kërkuar të ngrinin dorën kush ishte pro. “Kush është pro shkarkimit, të ngrejë dorën. Të gjithë kundër Bashës, abstenim s’ka”, tha një i ri, që ka shkaktuar të qeshura te Berisha.

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nesër, afati i fundit për Lotarinë Amerikane

Nesër, afati i fundit për Lotarinë Amerikane

“Ndoshta e ka vrarë me qëllim”, Trump hedh akuza të rënda për Baldwin

"Ndoshta e ka vrarë me qëllim", Trump hedh akuza të rënda për Baldwin

Suedi/Kryeministri pritet të japë dorëheqjen brenda një jave

Suedi/Kryeministri pritet të japë dorëheqjen brenda një jave







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com