Etrit Berisha ka debutuar mbrëmjen e djeshme me SPAL-in, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij Atalantës. Trajneri i bergamaskëve, Xhan Piero Gasperini e vlerësoi maksimalisht Berishën.
“Berisha ishte më i miri në radhët e SPAL-it. Ai është një ish-i ynë, me të vërtetë ishte mjaft e vështirë për ta kapërcyer”, ka deklaruar ai.