Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Berisha i dha të shtyrën e fundit Bashës drejt humnerës”, Spiropali: Kryemadhi u vajti…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Spiropali i dha tendera me vlerë 550 mln lekë të njohurit? Ministrja: Shihemi në gjyq!

Ministrja për Shtetin dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të PD-së për vjedhje të votave në zgjedhjet e 2017. Përmes një deklarate, Spiropali thotë se dëshpërimi e frika, e nxorën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin kundërshtar.

“Lulzim Basha vendosi të hidhej në humnerën e tradhtisë së votuesve të PD, duke marrë me vete tërë partinë për të justifikuar humbjen e radhës e ruajtur çelësat e kashtës! Saliu i dha të shtyrën e fundit me shpresën e dëshpëruar se duke bërë kurban partinë, do të ndalë drejtësinë të vijë drejt tij dhe atyre rrotull e poshtë tij! Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë, duke shpresuar se këtë ekzil në humnerë e shkroi një dorë hyjnore nga qielli dhe jo dora e plakut të marrë. I cili nënshkroi tamam në 20 shkurt, plot 28 vjet nga shembja e shtatores se Enverit, ikjen e bustit të tij uroj pa kthim nga skena e kuvendit te Shqipërisë.

I vetmi që mbeti, është Myslym Murrizi. Si për të mos lënë askënd të dyshojë se e gjithe kjo nuk është drama e Shqipërisë apo e shqiptarëve, po tragjikomedia e një force të shterruar moralisht e mendërisht, që s’mund të kishte fund më të denjë se ky, në kthetrat e një të marri të marrë fund”, shkruan ministrja.

Deklarata e plotë e Spiropalit:

Dje, kolegu Myslym Murrizi e përmblodhi në një fjali të gjithë thelbin e logoresë së ish-kolegëve opozitarë: U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua!

Për të vajtuar me kujë e për të qeshur me lot, ky teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion! E cila pasi u del ne ëndërr qyshse u detyruan të votojnë reformën, u është bërë hije tani që i erdhi ora te lindë prej vërteti.

Dëshpërimi e frika, e nxorrën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin tonë kundershtar. Pasi bëri vertikalen dhe horizontalen, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve te shkuara, Lulzim Basha s’kishte më asnjë mundësi të justifikonte atë të zgjedhjeve që vijnë. Kjo bashkë me plakun vizëhequr, që jep shpirt po nga zakoni i vjetër i zjarrvënësit dorë nuk heq, u bënë shkopi dhe baruti i shkrepses që dogji partinë qe solli parlamentarizmin ne Shqipëri.

Dhe si për talljen e madhe te universit, zjarrit të deputetëve të djegur i shpëtoi një deputet i vetëm, të cilin deri dje e njihnin zgjedhësit e tij në Lushnjë dhe kontributorët e partisë demokratike, ndërsa sot është në sytë e tërë shqiptarëve mishërimi më kuptimplotë i të vërtetës së kësaj tragjikomedie politike. E cila luhet në emër të popullit, po është vënë në skenë nga ata që këtij populli i kanë bërë qindin kur kanë pasur pushtetin dhe i kanë dendur me baltë sytë e veshët, kur e kanë humbur atë.

Patjetër që nuk është një e mirë për demokracinë e për parlamentarizmin arratia e plakut me djalin dhe krushqit e kunatit nga detyra e deputetit. Por jo vetem s’është fundi i botës, po mund të jetë mundësia e madhe e pastrimit të politikës nga kasta e një partie që lindi si alternativa demokratike e Shqipërisë dhe sot vjen vërdallë si fantazma e rrëmujës dhe shkatërrimit të Shqipërisë.

Sidoqoftë është vetëm një fantazëm, e cila i bën dëm imazhit të vendit me kërcënimet e vërdallosjet e saj, po nuk e merr dot më peng vendin. U bën dëm atyre që jetojnë me punë e që duan qetësi, jo tym e rrëmujë, po nuk i kthen dot më në kohën e mbylljes së qepenave nga rënia e ligjit. U bën dëm familjeve pa dallim bindjesh e simpatish politike, që mbi çdo parti e mbi çdo gjë tjetër, duan sigurinë, po përtej sekëlldisë që i krijojnë njeriut normal çjerrjet e plakut anormal, të djalit antinormal dhe të shoqes paranormale, s’ka shans për kthim mbrapa.

Lulzim Basha vendosi të hidhej në humnerën e tradhëtisë së votuesve të PD, duke marrë me vete tërë partinë për të justifikuar humbjen e radhës e ruajtur çelësat e kashtës! Saliu i dha të shtyrën e fundit me shpresën e dëshpëruar se duke bërë kurban partinë, do të ndalë drejtësinë të vijë drejt tij dhe atyre rrotull e poshtë tij! Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë, duke shpresuar se këtë ekzil në humnerë e shkroi një dorë hyjnore nga qielli dhe jo dora e plakut të marrë. I cili nënshkroi tamam në 20 shkurt, plot 28 vjet nga shembja e shtatores se Enverit, ikjen e bustit të tij uroj pa kthim nga skena e kuvendit te Shqipërisë.

I vetmi që mbeti, është Myslym Murrizi. Si për të mos lënë askënd të dyshojë se e gjithe kjo nuk është drama e Shqipërisë apo e shqiptarëve, po tragjikomedia e një force të shterruar moralisht e mendërisht, që s’mund të kishte fund më të denjë se ky, në kthetrat e një të marri të marrë fund.

Tags: "humnerës"BashësBerishadrejtfunditKryemadhishtyrënSpiropalivajti...

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Protesta mbyllet pa asnjë incident, Basha ‘kërcënon’ Ramën me protesta në mbarë vendin

Lajm i fundit/ Aksioni opozitar, Basha bën lëvizjen e radhës, thërret në seli...

Historia tronditëse e të resë shqiptare: Jam 4 muajshe shtatzëne, ai më braktisi…

Historia tronditëse e të resë shqiptare: Jam 4 muajshe shtatzëne, ai më braktisi…

Murrizi tregon arsyet e përjashtimit nga PD-ja

“PD drejtohet nga refugjatët”, shpërthen Murrizi: Më vjen neveri kur flasin për blerje votash







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com