Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pohoi se platforma e bashkimit qe prezantoi një ditë me parë, është propozuar nga shumica derrmuese e grupit parlamentar demokrat, ku publikoi dhe emrat e tyre.
Gjatë prezantimit të zhvillimeve për platformën e bashkimit të partisë, Alibeaj foli edhe në lidhje me propozimet e disa deputetëve për shtesa në të. Ai tha se këto propozime shtesë nuk janë pranuar, pasi shumica e deputetëve të PD-së nuk ishin dakord me to.
Alibeaj foli në lidhje me propozimet e Ferdinand Xhaferajt dhe Agron Gjekmarkajt për të ndaluar rikandidimin e Berishës dhe Bashës për drejtimin e partisë. Kjo kërkesë, sipas tij, nuk u pranua nga shumica e deputetëve.
Po ashtu nuk është pranuar edhe shtesa e propozuar nga Alfred Rushaj dhe Fatjon Veizaj për caktimin e disa kritereve shtesë, për procedurat e zgjedhjes së kryetarit të PD-së. Alibeaj tha po ashtu se kishte edhe kërkesa që të ndalohej pjesëmarrja e Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së, e cila po ashtu nuk u pranua.
“Për ilustrim:
a) kolegët Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, etj., kishin propozim shtesë që në qëndrim të specifikohej se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të kandidojnë për pozicionin e kryetarit të Partisë.
b) Kolegët Alfred Rushaj, Fatjon Veizaj, etj. kishin disa komente që kishin të bënin me përcaktimin e kritereve të qarta për zgjedhjen e kryetarit të partisë apo komente të tjera shtesë.
c) Kishte edhe disa kolegë që kërkonin që të specifikohej që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar, apo dy kolegë të tjerë që kërkonin të specifikohej që Sali Berisha duhet të kthehej në Grupin Parlamentar.
Por të gjitha këto çështje, sa kohë nuk kishin dakordësinë e shumicës së deputetëve që propozojnë dhe mbështesin këtë qëndrim, nuk mund të përfshiheshin në këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar. Megjithatë këto çështje janë të hapura për tu diskutuar në një moment tjetër, me frymë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirje.
Në përfundim më lejoni t’ju informoj se këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar, do e bëj me dije edhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë, anëtarëve të Kolegjit të Kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Dua të falenderoj edhe njëherë secilin prej kolegëve që me prezantimin e këtij qëndrimi, njëlloj siç vepruan me kërkesën për tërheqjen e zotit Basha, vendosin në plan të parë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve, ndërmarrin akte konkrete për bashkimin e Partisë Demokratike, duke ndaluar çdo rrugë të njënashme, përçarëse për partinë, dhe nga e cila përfiton vetëm Edi Rama. Tani është koha që çdo deputet, të shoh përtej interesit të tij, të shoh përtej interesit të një grupi të ngushtë, të shoh përtej qëndrimit që ka patur deri më tani, duke iu bashkuar shumicës së grupit parlamentar, në këtë qëndrim përbashkues të demokratëve”, tha Alibeaj.
Kanë firmosur platformën sipas Alibeajt:
- AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
22. KRESHNIK ÇOLLAKU
23. LEFTER GËSHTENJA
24. LINDITA METALIAJ
25. LULZIM BASHA
26. MERITA BAKIU
27. ORJOLA PAMPURI
28. RAMADAN LIKAJ
29. SAIMIR KORRESHI
30. SELADIN JAKUPLLARI
31. ZEF HILA
32. ZHENI GJERGJI