Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një video në “Facebookun” e tij ku shihen tonelata mbetjesh (plehra) që kanë pushtuar bregdetin.
Berisha shkruan se ky është bregdeti i Durrësit i cili është katandisur kështu nga kryebashkiaku Gjushi dhe pleh-qeveria e tij.
Lideri historik i PD-së pretendon se video është filmuar në Durrës, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Video është filmuar nga organizata “Parley for the oceans” pranë Santo Domingo në bregun e Republikës Dominikane.Video është publikuar më 20 korrik 2018 nga “RSI NEWS”.
Një valë e plehrave u filmua ndërsa derdhej në bregun e Republikës Dominikane, pranë Santo Domingo. Video u bë shpejt virale në rrjetet sociale. Ishte organizata “Parley for the oceans”, e cila thotë se ka grumbulluar të paktën 30 ton mbetje plastike në tri ditë pune. Lajmin në origjinal e gjeni këtu. TIRANA TODAY