Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Bëri aleancë me Partinë Komuniste”/ Kopliku rrëfen përse u “tërhoq” nga PD

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Bëri aleancë me Partinë Komuniste”/ Kopliku rrëfen përse u “tërhoq” nga PD

Ish-zv.kryeministri në periudhën 1992-1995, Bashkim Kopliku ka treguar arsyet që e kanë çuar atë të “tërhiqet” nga Partia Demokratike.

Kopliku shprehet se PD “mori kthesë 180 gradë” në vitin 1995, pasi sipas tij u shndërrua në një parti policeske, që nuk respektonte më as rregullat minimale të demokracisë së brendshme. Në analizën e bërë, Kopliku thekson se PD nuk mbart më idealet me të cilat u krijua.

“U binda se PD kishte shkelur tashmë çdo parim, dhe prandaj ndëpreva çdo përpjekje për shërimin e PD-së, humba çdo shpresë shërimi të saj. Kjo sepse, fatkeqësisht, ishte shumica e PD-së fajtore, jo vetëm grupi udhëheqës në krye të saj; konstatova se aleancën me LSI po e përkrahte shumica dërmuese e anëtarëve të PD, edhe të njohur e miq të mi direkt”, shkruan Kopliku.

“Edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kur PD pruri Bashën me hajdutllëk në krye të Bashkisë Tiranë, PD arriti deri aty sa për babëzinë për “karriget e thyera”, për pushtet pa vota, bëri aleancë edhe me Partinë Komuniste, me të cilën PS nuk pranoi më të bënte aleancë!”, shkruan Bashkim Kopliku mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Përse jam “tërhequr nga PD”

Me miratimin e z. Herri, po postoj në fb, përmbajtjen e një komunikim me të në ëhatsapp, të djeshëm.

Z Herri më pyeti

[…] Bashkim, përsese u terhoqe nga PD […]

Përgjigjja ime është si vijon:

Herri, nuk jam tërhequr nga PD e viti 1991, nga mendimi politik i saj, por PD iku nga pozicioni i saj i 1991, që kishte kur unë u bëra pjesë e saj.

PD aktuale, duke filluar qartë që në 1995, pas humbjes së referendumit të vitit 1994, “për Kushtetutën”, mori kthesë 180 gradë, duke u kthyer në një parti policeske, që nuk respektonte më as rregullat minimale të demokracisë së brendshme. Këtë degjenerim totalitar e antidemokratik të PD-së, unë, me gjithë përpjekjet e mia, nuk arrita ta ndaloj, sepse shumica e anëtarëve të PD, e aprovonin këtë degjenerim.

Vazhdova të përpiqem ta pengoj Degjenerimin e PD, duke mbetur brenda saj, edhe në minorancë, deri sa, në prill 1997, kur më hoqën, me dhunë, nga kryesia e PD-së, me një votim skandaloz dhe në shkelje të statutit po të PD. (Këto ditë kam postuar një sqarim në face book, për atë ngjarje).

Nuk pati asnjë lëvizje, nga PD, për të ndrequr shkeljen e bërë, duke kërkuar falje, e pastaj, pra vetëm pastaj, pas kërkimit të faljes ndaj meje, të më kërkonin të kthehem prapë në PD. Nuk kërkuan falje as gjatë 1997, as më vonë nuk e bëri PD një gjë e tillë…

Megjithatë, deri në nga mesi i vitit 2009, nga jashtë PD, me shkrimet e mia e me daljet publike etj., kam shpresuar, kam vazhduar të përpiqem që PD të rikthehet në një parti demokratike të djathtë, aty ku ishte kur shqiptarët u mbështollën rreth saj për të rrëzuar enverizmin!.

Poor, unë, në qershor-korrik 2009, kur PD bëri koalicion, pazarllëk me LSI, e kjo vetëm e vetëm për të mbetur në Qeveri, për të mbajtur “karriget e thyera”, u binda se nuk kishte më asnjë shpresë shërimi për PD. Ajo po vepronte

qartë kundër votës së popullit: populli nuk i kishte dhënë votën, PD-së, për bashkëqeverisje me LSI, por kundra saj!

U binda se PD kishte shkelur tashmë çdo parim, dhe prandaj ndëpreva çdo përpjekje për shërimin e PD-së, humba çdo shpresë shërimi të saj. Kjo sepse, fatkeqësisht, ishte shumica e PD-së fajtore, jo vetëm grupi udhëheqës në krye të saj; konstatova se aleancën me LSI po e përkrahte shumica dërmuese e anëtarëve të PD, edhe të njohur e miq të mij direkt … Ju kujtoj se gjatë gjithë fushatës që sapo kishte mbaruar, në 2009, LSI kishte qenë, edhe ajo, në një kundërshtim tërësor ideologjik, me PD, ku edhe ajo, LSI, votat nga elektorati i saj i kishte marrë për qëndrimin kundër PD, jo për bashkëqeverisje me të. PD u bë njësoj me LSI … !!!

Edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kur PD pruri Bashën me hajdutllëk në krye të Bashkisë Tiranë, PD arriti deri aty sa për babëzinë për “karriget e thyera”, për pushtet pa vota, bëri aleancë edhe me Partinë Komuniste, me të cilën PS nuk pranoi më të bënte aleancë!!!

Praktikisht, u pa qartë se tashmë përfundimisht spekri politik shqiptar ishte ristrukturua qartë:

PS ishte zhvedosur djathtas, kurse PD majtas, më majtas se PS, kishte shkuar tek PK (partia komuniste). Për ironi, partia e madhe e djathtë në Shqipëri, u bë PS… 🙁

Tani mbetem në përkrahje të çdo lëvizjeje, të çdo përpjekjeje, të çdo grupimi që përpiqet të organizohet për një parti demokratike të djathtë, si PD e fillimit, e vitit 1991– vendit, Shqipërisë, tashmë prej vitesh i mungon një parti e tillë, që ta meritojë të jetë anëtare e PPE (Partia Popullore Evropiane) ku gabimisht akoma është PD….

Po e përsëris: fatkeqësisht, PD nuk është më e shërueshme, nuk kthehet dot më në një parti të djathtë demokratike, e çdo përpjekje në këtë drejtim, shkon kundër rikrijimit të një partie popullore (të djathtë) të Shqipërisë, që aktualisht aq shumë i mungon Shqipërisë, e që do të kishte qenë një kontribut kolosal për pranimin në BE.

Tags: Bashkim Koplikupartia komunistePD

TË LIDHURA

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha
Politikë

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

18:37 | 01/12/2025
PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare
Politikë

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara
Politikë

Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

16:25 | 01/12/2025
Next Post
Faqet e para të gazetave, 29 tetor 2019

SHTYPI I DITËS/ Çfarë shkruajnë gazetat për sot

I shmanget Vettingut/ Jep dorëheqjen gjyqtari i dosjes së “21 janarit”

I shmanget Vettingut/ Jep dorëheqjen gjyqtari i dosjes së "21 janarit”

Shirat shkaktojnë probleme me qarkullimin, përmbyten disa zona në vend

Shirat shkaktojnë probleme me qarkullimin, përmbyten disa zona në vend







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar
Bota

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

by mirseda
19:14 | 01/12/2025
0

Autoritetet në Hong Kong kanë vënë në pranga 13 persona për vrasje me dashje në lidhje me...

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

18:51 | 01/12/2025
Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

18:37 | 01/12/2025
Macron pas takimit me Zelenskyn: Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për territoret e saj

Macron pas takimit me Zelenskyn: Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për territoret e saj

18:12 | 01/12/2025
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

17:43 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com