Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Berat/ Pa një krah, por i heqin kempin: Shko puno si roje! (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Berat/ Pa një krah, por i heqin kempin: Shko puno si roje! (Video)

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Bogdan i Sipërm, rreth 20 km larg qytetit të Beratit për problemin e shtetasit Hasan Toska, i cili nuk merr kempin, edhe pse nuk e ka njërin krah. Deri në vitin 2018 ai trajtohej me kemp, por në muajin nëntor i është hequr, pasi nuk përmbush kriteret ligjore.

Hasani tregon se ka dy fëmijë, dhe jeton vetëm me pensionin e nënës së tij. Në Shërbimin Social të Beratit thonë, se Hasani mund të punojë roje, në fabrikat e Beratit.

Nga ana tjetër Gëzim Demiraj, kryetar i shoqatës së ruajtjes së sigurisë fizike shpjegon, se një nga kriteret, për të punuar roje objekti, është raporti mjeko-ligjor, që vërteton, se ai është i aftë mendërisht dhe fizikisht dhe më pas vjen trajnimi. Ky i fundit përfshin arritjen e disa normave fizike. Por sipas Gëzim Demirajt, Hasani nuk i përmbush këto standarde.

Hasan Toska: Në moshën 9 vjeçare kam humbur krahun dhe në vitin 2012 më lidhën  me një kemp dhe kam qenë deri në vitin 2018 dhe deri tani i kam mbyllur letrat dhe tani nuk më japin kemp pasi më thonë se jam pa grup, por unë nuk e kuptoj se çdo të thotë që je pa grup. Unë nuk kam ku të punoj, pasi nuk punoj dot. Tani të ardhura kam vetëm nga pensioni i mamasë. Jam unë dhe kam dy fëmijë, por sa vite do jetojë nëna? Jam dy orë larg nga qyteti i Beratit dhe të shkoj  në një vend kur ke hall nuk shkoj dot në kam mundësi ekonomike të shkoj në asnjë vend, pasi duhet 30 mijë lek të vjetra për të marrësh një makinë.

Punonjësja sociale: Po! Keni dalë nga Kempi Epror, pa grup.

Gazetarja: Që do të thotë?

Punonjësja sociale: S’merr pagesë paaftësie.

Gazetarja: Jashtë kritereve ligjore, çfarë do të thotë?

Punonjësja sociale: Që nuk është në kriteret ligjore, që ka vendosur ministria për të përfituar pagesën e paaftësisë.

Gazetarja: Zotëria, është i aftë për punë tani?

Punonjësja sociale: Përderisa e kanë shkruajtur ashtu, po!

Më pas gazetarja së bashku me Hasanin ju drejtua zyrës së punës së qytetit të Beratit për të pyetur se çfarë pune mund të bëjë ai në kushtet që është.

Denoncuesi: Kam ardhur për punë.

Punonjësja: Ta kanë hequr kempin? Tani…u shërove ti, se s’po gjeja fjalën e duhur, që të thosha, që të gjeja domethënë. Të kanë nxjerrë për punë të lehtë tani? Mund të bësh punë të lehtë, apo ta hoqën kempin fare?

Denoncuesi: Ma hoqën fare kempin.

Punonjësja: Por mund të bësh punë të lehtë, ta kanë dhënë atë rekomandimin. Ku banon ti?

Denoncuesi: Në Bogdan të Sipërm.

Punonjësja: Ëhë! Ku është Bogdani i Sipërm, i thuaj atyre! Te sytë tuaj, i thuaj! Unë të kuptoj shumë mirë, por atje ku je ti dhe ku jemi ne këtu, je larg cdo gjëje. Sa orë do ti, të vish në Berat?

Denoncuesi: Dy orë, dy orë e gjysmë.

Punonjësja: Kur do nisesh ti nga shtëpia, për të shkuar në punë këtu tek ne? Rojen mund ta bësh ti. Ca moshe je?

Denoncuesi: 1981-shi.

Punonjësja: Ohuu më mirë, s’ka ku të vejë, 38 vjeç. Rojen a ca mendon ti, se mund të bësh, vetëm kjo është zgjidhja për ty.

(I flet një punonjësi tjetër) Vetëm roje mund të bëjë në kushtet, që është.

Punonjësja: Po tek fabrika e lëkurës, që keni aty në Vodicë? Të vesh njëherë atje, mos të ndihmon ai, ndonjë roje ndonjë gjë. Në rast se ti, merr një përgjigje negative nga ata, pas përpjekjes që ke bërë vetë, hajde këtu me kartën e identitetit dhe të të regjistroj, të shikojmë çfarë mundësi mund të të krijojmë.

Pas sugjerimit që u bë tek zyra e punës së Beratit se Hasani mund të punonte si rojë, gazetarja e emisionit “Stop” pyeti Kryetarin e Shoqatës së Sigurisë Fizike nëse ai i përmbush kushtet dhe cilat janë dhe nëse  i përmbush

Gëzim Demiraj: Bazuar në ligjin 75 për shërbimin e ruajtjes së sigurisë fizike një nga kriteret pqër tu punësuar në këto shoqëri është një raport mjeko ligjor i cili vërteton së është i aftë për punë dhe specifikon të gjitha aftësitë, fizike, mendore dhe të ketë një përgatitje dhe njën kurs 10 ditori që zhvillohet në qendrat e trajnimit. Është një nga kushtet më specifike dhe në këtë kuadër nuk mundet që një punonjës  i cili ka dëmtime dhe nuk kryen dot detyra e punonjësit të shërbimit të sigurisë fizike. Për tu trajnuar është trajnimi teorik dhe fizik, në këtë të fundit punonjësi i shërbimit duhet të jetë i aftë të kapi të gjitha parametrat e stërvitjes, prangosjes dhe përdorimit të armës dhe parametra të tjerë teknikë, në mënyrë që të punësohet pranë këtyre. Ai është e pamundur që të punësohet pranë këtyre shoqërive me detyrën e punonjësit të shërbimit sepse është në shkelje të hapur të ligjit./tvklan.al

 

Tags: beratkempiroje

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Meta lëshon thirrjen e radhës: Palët të reflektojnë, për të mos humbur këtë moment historik!

Meta lëshon thirrjen e radhës: Palët të reflektojnë, për të mos humbur këtë moment historik!

Numri 2 i PD-së zbulon se kush ia prishi ‘planin e fshehtë’ Ramës

Numri 2 i PD-së zbulon se kush ia prishi 'planin e fshehtë' Ramës

U arrestua për pedofili/ Zbardhet dëshmia e të moshuarit: Si e josha 11 vjeçarin

U arrestua për pedofili/ Zbardhet dëshmia e të moshuarit: Si e josha 11 vjeçarin







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com