Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar në “Twitter” shihet një baba me fëmijën e tij në shtëpi, i cili nuk e lëshonte të birin e tij nga dora.
Po kështu, një tjetër video tregon një prift gjatë një meshe, i cili vrapon i tmerruar në përpjekje për t’i shpëtuar ndonjë goditjeje nga materialet që binin në kishë nga tronditja e madhe.
Deri më tani janë konfirmuar 78 viktima dhe 4000 të plagosur, teksa bilanci pritet të rritet. Presidenti i vendit, Michel Aoun tha se shkak është bërë shpërthimi i 2.750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për gjashtë vite me radhë. Kjo sasi ishte shkarkuar nga një anije në port në vitin 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo.