Sot (e martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten. Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 10 °C
në vendet e ulëta: 0 / 9 °C
në vendet malore: -6 / 2 °C
ERA
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.