Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE t’i japë fund bashkëjetesës me udhëheqësit autoritarë të Ballkanit Perëndimor

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
BE t’i japë fund bashkëjetesës me udhëheqësit autoritarë të Ballkanit Perëndimor

Nga: Marko Ceperkovic “Emerging Europe”

Ka një të vërtetë që Bashkimi Evropian nuk duhet ta fshehë më; shtetet anëtare të unionit, nuk janë më të përkushtuara ndaj zgjerimit. Për ta, Ballkani Perëndimor nuk është gati për anëtarësim, dhe në fakt siç janë punët për momentin, këto vende do të ishin një barrë për BE-në.

Në këto kushte, rajoni duhet të marrë përgjegjësi dhe të reformohet. Nuk duhet harxhuar më tepër kohë. Përkundrazi, duhen ndërmarrë reforma reale, të bazuara në parimet e demokracisë të BE-së, dhe jo reforma sa për sy e faqe. Vendimi i Këshillit Evropian më 19 qershor, për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe për të çelur vetëm një kapitull të ri me Serbinë, ishte zhgënjyes.

Shumë miq të Ballkanit, i bënë me të drejtë thirrje shefave të BE-së, që të mbeten të besueshëm në sytë e qytetarëve në rajon, si dhe të tregojnë angazhimin e tyre. Megjithatë, ky përkushtim mungon nga të dyja anët. Dhe mungon prej disa kohësh. Sa më shpejt që ta pranojmë këtë fakt, aq më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të fokusohen tek ajo që do të ndryshonte vërtet jetën e përditshme të qytetarëve të tyre:tek reformat e brendshme, që janë të mundshme dhe shumë të nevojshme.

Kjo do të krijonte mundësi për të vazhduar përparimin, duke mbetur realistë për shanset e  ardhshme brenda dhe pranë Bashkimit Evropian. Unë nuk po kërkoj që Ballkani Perëndimor të mos bëhet pjesë e BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë, dhe Ballkani nuk ka më kohë për të humbur.

Skenari më optimist në fillim të këtij viti, ishte se vetëm Mali i Zi dhe Serbia do të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2025. Sot e dime, që as kjo nuk ka për të ndodhur. Situata është edhe më e rëndë në pjesën tjetër të vendeve. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë ende në pritje për të filluar negociatat.

Njëri prej tyre mund të fillojë bisedimet e pranimit që në tetor të këtij viti, tjetri thuajse me siguri jo. Bosnja është duke pritur të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa trajektorja e integrimit të Kosovës në BE, praktikisht nuk ekziston. Edhe nëse gjithçka shkon mire, qytetarët e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, nuk mund të shpresojnë të jenë pjesë e BE-së përpara fundit të dekadës së ardhshme.

Bosnjës dhe Kosovës, do t’i duhet më tepër kohë. Sondazhet tregojnë se kjo nuk është e qartë për qytetarët e këtyre vendeve. Disa prej tyre, si në Kosovë dhe Shqipëri, besojnë se vendet e tyre mund t’i bashkohen vërtet BE-së gjatë 5 viteve të ardhshme. Ky hendek midis realitetit dhe pritshmërive të krijuara në mënyrë të gabuar, do të sjellë zhgënjim dhe zemërim.

Për këtë arsye, është koha të nisim të flasim hapur mbi procesin e integrimit dhe progresin aktual të kufizuar, si dhe mungesën e lajmeve të mira për Ballkanin Perëndimor. Por kjo nuk ka pse të jetë një çështje tragjike. Përkundrazi, ajo ble kohë dhe krijon hapësirë, ​​për t’i vendosur gjërat më në rregull në këto vende.

Për faktin që rajoni është të paktën një dekadë larg pranimit në BE, nuk duhet fajësuar vetëm Bashkimi Evropian. Shkaku kryesor i gati të gjitha problemeve në rajon, vjen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe çështjeve që lidhen me të si korrupsioni, një administratë publike joefikase, ekonomitë e dobëta, udhëheqësit autoritarë dhe liria e dobët e mediave.

Kjo krijon pabarazi, pasi qytetarët ndihen të keqtrajtuar, investimet e huaja largohen, duke iu lënë vendin investimeve të dyshimta. Mosarritja e sundimit të ligjit, nënkupton se korrupsioni do të vazhdojë dhe shtetet gati partiake, do të vazhdojnë të ekzistojnë në të gjithë rajonin. Megjithatë, lajmi i mirë është se fuqia për ta ndryshuar këtë situatë, qëndron tek qytetarët dhe votuesit në Ballkan. Atyre duhet t’u thuhet, se nuk mund të presin që BE-ja të vijë dhe t’u zgjidhë këto probleme sistemike në emër të tyre, pasi ajo nuk do dhe në fakt s’duhet që ta bëjë këtë.

Ata nuk kanë nevojë që Brukseli të nisë t’i adresojë këto probleme të shumëpërhapura. Ata kanë nevojë të ndërgjegjesohen dhe pajisen me kapacitete se si ta bëjnë këtë, dhe pikërisht këtu duhet të ndihmojë BE-ja. Vetëm pasi Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, ta pranojnë se integrimi në formën që ishte menduar në Selanik 16 vjet më parë, nuk është i realizueshëm, shoqëritë civile dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, mund të veprojnë si duhet.

Bashkimi Evropian, duhet të jetë më në fund i lirë të flasë për kapjen e shtetit, korrupsionin, përkeqësimin e lirisë së medias, dhe prapësimin demokratik në këtë rajon. Shoqëria civile, ka nevojë për aleatë. BE-ja nuk duhet të krijojë shpresa të rreme, duke krijuar kësisoj një mospërputhje midis pritshmërive dhe realitetit.

Nëse integrimi nuk është i arritshëm në terma afatmesëm dhe afatgjatë, sikurse edhe po duket, duhet të gjenden mënyra alternative të bashkëpunimit dhe mbështetjes, nga periudha e tanishme dhe deri tek anëtarësimi. Ky mund të jetë një anëtarësim alternativ, me fokus tek integrimi ekonomik, dhe me një pjesëmarrje të plotë në tregun e përbashkët, duke krijuar një treg te përbashkët në rajon, përmirësuar tregun e punës në rajon, si dhe duke i dhënë një mbështetje të pakushtëzuar ndaj establishmentit dhe sundimit të ligjit. Bashkimi Europian, duhet të shkëputet qartazi nga bashkëjetesa me udhëheqësit autoritarë dhe të papërgjejgshëm të Ballkanit Perëndimor. Për momentin Brukseli shpërblen vetëm liderët që janë të përgjegjshëm.

Por ai nuk flet mbi ate sesi janë gjërat vërtet:që disa liderë të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë vullnet për reforma, dhe që nuk janë në gjendje të ngrihen në lartësinë e detyrës për reformimin e duhur të vendeve të tyre, ndërsa të tjerët rrëshqasin në llumin e autokracisë dhe nacionalizmit.

Ky do të ishte hapi i parë në rindërtimin e besueshmërinë së BE-së në rajon, bazuar në themelet e vetë unionit:demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëria civile, nuk duhet të presin që Bashkimi Evropian të rregullojë problemet e tyre. BE mund dhe duhet të vazhdojë të ndihmojë rajonin në rrugën e reformave, por kjo vonesë në integrimin e tij, duhet të përdoret urgjentisht për t’u marrë me problemet me akute që kanë vendet e rajonit, deri kur të jetë i mundur anëtarësimi i tyre i plotë në union.

 

Tags: Ballkani Perëndimorbeshqiperia

TË LIDHURA

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit

12:08 | 13/03/2026
Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut
Bota

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë
Bota

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Next Post
Moti plot surpriza, nesër reshje shiu në të gjithë vendin

Moti plot surpriza, nesër reshje shiu në të gjithë vendin

Një ditë pas protestës, Basha: Mirënjohje dhe falënderime nga zemra

Një ditë pas protestës, Basha: Mirënjohje dhe falënderime nga zemra

Ambasadori i përgjigjet Voltana Ademit: Nuk jemi në vitin 1913!

Ambasadori i përgjigjet Voltana Ademit: Nuk jemi në vitin 1913!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në rrezik për jetën
Aktualitet

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në rrezik për jetën

by mirseda
15:32 | 13/03/2026
0

Ngjarje e rëndë në Korçë, foshnja 2 muajshe rrezikon jetën. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në pediatrinë...

Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

15:03 | 13/03/2026
Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

13:51 | 13/03/2026
Spiropali, Xhafaj dhe Gonxhja munguan në seancën për “Ballukun”, Rama: Arsyen duhet ta mësojë…

Spiropali, Xhafaj dhe Gonxhja munguan në seancën për “Ballukun”, Rama: Arsyen duhet ta mësojë…

13:48 | 13/03/2026
Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit

Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit

13:35 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com