Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

BE i kërkon sqarime Serbisë për ndalimin e zyrtarëve nga Kosova

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
BE i kërkon sqarime Serbisë për ndalimin e zyrtarëve nga Kosova

Prej disa muajsh me radhë, zyrtarët e institucioneve të Kosovës që i takojnë Partisë së Pavarur Liberale, subjekt ky politik i komunitetit serb, janë duke u ndaluar në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi nga ana e strukturave të sigurisë së Serbisë.

Rasti i fundit është shënuar më 11 maj të këtij viti, kur autoritetet e Serbisë, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, i kanë ndaluar anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale, Sreçko Spasic dhe Srgjan Jovanovic. Ky i fundit është këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndaj ndalimit të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës të komunitetit serb, ka reaguar edhe kryeministri Haradinaj, i cili e ka cilësuar si të papranueshëm këtë akt.

Ndërkaq, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndalimi nga strukturat e sigurisë së Serbisë të pjesëtarëve të komunitetit serb, që janë pjesë e institucioneve qendrore të Kosovës, është jo vetëm shkelje e Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë, por cenon rëndë frymën evropiane të bashkëpunimit dhe të idesë së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Si i tillë, ky akt është i paprecedent dhe i dënueshëm. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, fton Brukselin zyrtar, përkatësisht, instancat e Bashkimit Evropian, që seriozisht ta marrin këtë çështje, sepse jo vetëm që zyrtarët e Republikës së Kosovës, të komunitetit serb, po maltretohen, por ata mund të jenë edhe të kërcënuar brenda Kosovës, pasi që Serbia po i stigmatizon si tradhtarë të çështjes serbe, përkatësisht të kombit serb”, thotë Matoshi.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më tash, në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi, strukturat e sigurisë së shtetit serb kanë ndaluar dhe intervistuar edhe Slobodan Petroviqin, deputet i Kuvendit të Kosovës, Boban Stankoviçin, zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, si dhe Nebojsha Jakovljeviqin, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Të gjithë këta, janë anëtarë të Partisë së Pavarur Liberale.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kanë pranuar “raporte që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë ndaluar në pikat e kalimit”.

“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes ofron garanci të qarta për kalimin e papenguar në Serbi dhe anasjelltas. Ne ende po presim për qartësimet nga Beogradi, pas kërkesës sonë për më shumë informacione”, ka thënë Kocijançiq.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, Naim Rashiti, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se është befasues guximi i autoriteteve të Serbisë për të vazhduar me ndalimin dhe intervistimin e njerëzve në vendkalime kufitare dhe për më shumë, pjesëtarët e komunitetit serb.

Sipas tij, tingëllon e pabesueshme që institucionet e Serbisë të shkojnë kaq larg sa që për qëllime dhe agjenda politike të njerëzve në pushtet në Beograd, t’i ndalojnë, arrestojnë, persekutojnë dhe frikësojnë të gjithë njerëzit e komunitetit të tyre që mendojnë ndryshe nga ta.

“Kjo ka ndodhur vetëm në kohën e (ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milsheviq) Milosheviqit. Prej atëherë, kjo është diçka e re dhe shumë frustuese për popullatën serbe në Serbi dhe në Kosovë dhe fushatat e ndryshme po vazhdojnë. Kjo është një agjendë politike, e cila nuk ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Kjo ka të bëjë me një agjendë persekutimi, kërcënuese për njerëzit që mendojnë ndryshe dhe ndaj kësaj, të gjithë faktorët ndërkombëtar po heshtin. Por, nuk e besoj që BE-ja do të mund të luajë ndonjë rol të veçantë”, thekson Rashiti.

Ai shton se e gjithë kjo situatë është absurde dhe shfaq bindjen që megjithatë, në një moment të caktuar, do të ketë mobilizim dhe reagime të faktorëve ndërkombëtarë ndaj këtyre zhvillimeve. Por, sipas tij, tash për tash, kjo situatë reflekton pafuqinë e faktorëve ndërkombëtarë në raport me Serbinë.

“Është një agjendë e re, e cila kërkon rikonsolidim të pozicionit ndërkombëtar, por deri tek i cili nuk do të vijë shpejt, sepse faktori ndërkombëtar, për 20 vjet ka intervenuar në baza ditore. Tanimë edhe pesha e atyre intervenimeve në baza ditore po humb dhe për hir të së vërtetës, elementet e pastra demokratike që kanë ekzistuar në Serbi janë duke u shuar. Prandaj, jam i bindur që situata, në periudhat e ardhshme, e sidomos në periudhat kur do të shihet se nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jenë edhe më të vështira”, shprehet Rashiti.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se për autoritetet e Serbisë janë të mirë vetëm qytetarët që i përkasin Listës Serbe, subjekt politik ky, të cilin e ka krijuar vetë Beogradi zyrtar dhe se “të gjithë serbët tjerë, që janë një shumicë e madhe në Kosovë, stigmatizohen, përndiqen dhe persekutohen”.

Por, Rashiti vlerëson se shumica e pjesëtarëve të Listës Serbe nuk pajtohen me qasjen e Beogradit zyrtar ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët mendojnë ndryshe nga ta. Por, sipas tij, ata nuk kanë hapësirë për të kundërshtuar dhe janë shumë të frikësuar që të mendojnë ndryshe, për shkak se janë tërësisht të kontrolluar nga Beogradi zyrtar dhe veprojnë sipas udhëzimeve të tij.

Më 26 prill, pjesëtarët e Partisë së Pavarur Liberale, të prirë nga lideri i tyre, Slobodan Petrovic, në shenjë proteste ndaj ndalimeve që u bëjnë strukturat serbe të sigurisë, kanë kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serbi, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. /Rel/

Tags: bee zyrtarëvei kërkonnga Kosovapër ndaliminserbisesqarime

TË LIDHURA

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi
Rajoni

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi

20:34 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar
Rajoni

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …
Rajoni

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Next Post
Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

Komisionet zgjedhore duhen depolitizuar!

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit të Greqisë: Ia kam thënë Ramës!

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit të Greqisë: Ia kam thënë Ramës!

Isa Mustafa paralajmëron: Mocion për rrëzimin e qeverisë

Isa Mustafa paralajmëron: Mocion për rrëzimin e qeverisë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com