Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE, cilët do të jenë zyrtarët më të lartë të bllokut?

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
BE, cilët do të jenë zyrtarët më të lartë të bllokut?

Udhëheqësit evropianë janë mbledhur në Bruksel për të zgjedhur kandidatët për postet kryesore të BE-së, pas zgjedhjeve të parlamentit evropian javën e kaluar. Qysh tani, ata kanë qëndrime të ndryshme se kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, që shërben si dega ekzekutive e bllokut prej 28 vendesh.

Mandati i presidentit aktual Jean-Claude Juncker, nga Luksemburgu, mbaron në muajin tetor. Por, Gjemania dhe Franca, dy nga ekonomitë më të mëdha të kontinentit, kanë pikëpamje të ndryshme se kush duhet ta zëvendësojë zotin Juncker. Emërimi duhet gjithashtu të ratifikohet në korrik nga parlamenti evropian prej 751 anëtarësh.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështet kandidaturën e gjermanit Manfred Weber, i cili ka udhëhequr që nga viti 2014 grupin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), grupimi më i madh politik në parlamentin evropian. Megjithëse humbi terren gjatë zgjedhjeve të fundit, PPE-ja përfaqëson ende bllokun më të madh të deputetëve. Mbështetja e Kancelares Merkel përputhet me praktikën e përzgjedhjes së presidentit të Komisionit Evropian nga radhët e partisë kryesore në parlamentin evropian.

Por, grupimet më të mëdha në parlamentin evropian do të humbasin shumicën, ndërkohë që nacionalistët dhe të gjelbrit po fitojnë terren. Kjo do të sjellë një parlament evropian edhe më të segmentuar si dhe më shumë vështirësi për zgjedhjen e një kandidati konsensual për president të komisionit, i cili propozon ligjet e BE-së dhe i zbaton ato.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve se ai mbështet një kandidat me “eksperiencë në vendin e tyre ose në Evropë dhe që ofron më shumë besueshmëri dhe me kapacitetin e duhur”, një koment kritik ky për 46-vjeçarin Weber, i cili nuk ka shërbyer në poste qeveritare apo institucione kryesore, si Komisioni Evropian.

Zoti Macron sugjeron dy kandidatura të tjera alternative: danezen Margrethe Vestager, komisionere për Konkurencën që nga viti 2014; si dhe francezin Michael Barnier, i cili udhëheq bisedimet deri më tani të pasuksesshme të BE-së me Britaninë, për procesin e daljes së këtij vendi nga unioni.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sugjeron socialistin hollandez Frans Timmermans, për të cilin thotë se “ka cilësitë dhe eksperiencën” e duhur.

Udhëheqësit evropianë janë duke përzgjedhur gjithashtu udhëheqësin e ri të Këshillit Evropian, forum i cili përcakton drejtimin e përgjithshëm politik të BE-së, dhe që deri më tani është udhëhequr nga polaku Donald Tusk. Do të zgjidhet gjithashtu kreu i ri i Bankës Qendrore Evropiane, e udhëhequr deri më tani nga italiani Mario Draghi, si dhe shefi i ri për politikën e jashtme, funksion të cilin aktualisht e mban italiania Federica Mogherini. /VOA

Tags: beBllokutcilëtjenëlartëzyrtaret

TË LIDHURA

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Aktualitet

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale
Bota

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Next Post
Ndryshime në tregun valutor. Forcohen euro, paundi dhe dollari

Ndryshime në tregun valutor. Forcohen euro, paundi dhe dollari

Gattuso kishte vendosur për largimin që në derbi, ja kush e zëvendëson

Gattuso kishte vendosur për largimin që në derbi, ja kush e zëvendëson

“Basha s’ka asnjë shpresë ekzistence si lidership”

"Basha s’ka asnjë shpresë ekzistence si lidership"







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Aktualitet

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

by mirseda
18:18 | 04/04/2026
0

Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas gjetjes së dy emigrantëve të paligjshëm pa shenja...

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com