Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE: Ballkani Perëndimor më shumë se teknikalitete zgjerimi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE: Ballkani Perëndimor më shumë se teknikalitete zgjerimi

Anila Shuka/ DW

Për herë të parë pas dy vjetësh Ballkani Perëndimor ishte dje, (të hënën  10.05.2021), në agjendën e Këshillimit të BE-së për Çështje të Jashtme. Për të ngarkuarin e Lartë të BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, dhe shumë kolegë të tij nga vendet anëtare, kritikat ndaj këtij fakti janë të drejta: Sepse “Ballkani Perëndimor është një rajon kyç me rëndësi gjeostrategjike në Evropë dhe për Evropën”, argumentoi politikani 74-vjeçar në konferencën e shtypit në Bruksel. “Nuk do të presim më dy vjet, madje as dy muaj derisa ta rikthejmë Ballkanin Perëndimor në agjendën e BE-së”, premtoi ai.

Një sërë çështjesh për të zgjidhur

Lista e problemeve të lidhura me Ballkanin Perëndimor është jo e vogël: zgjerimi, e i lidhur me të hapja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe vazhdimi i negociatave me Serbinë e Malin e Zi, dhe çështjet e pazgjidhura ndëretnike në Bosnjë-Hercegovinë dhe dialogu Kosovë-Serbi.  Ministrat e rikonfirmuan edhe një herë zotimin e tyre për perspektivën evropiane të këtyre vendeve, siç tha Borrell. Ata u zotuan se do të angazhohen për çeljen sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por Borrell nuk e mohoi se është i shqetësuar për mosmarrëveshjet aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne i inkurajojmë këto dy vende të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për konfliktin e tyre”.  Borrell theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpjegoi se dialogu Serbi – Kosovë do të vazhdojë kur të jetë gati pala kosovare, e cila ka kërkuar kohë për t’u parapërgatitur.

Jo ndarjes të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar më parë në media, Borrell tha se nuk ka plane për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Më parë komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi, ishte shprehur për mundësinë e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, meqë Bullgaria po e bllokon aktualisht fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Edhe ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas më parë e kishte hedhur poshtë idenë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.Edhe deputetja gjermane e Bundestagut, Renata Alt, liberalët, u prononcua kundër shkëputjes së dy vendeve dhe paralajmëroi që Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut.

Çështja e Maqedonisë së Veriut do të jetë në agjendën e ministrave të Evropës të martën, më 11.05.21. Para nisjes së tij në Bruksel, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, tha se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për hapjen e konferencave ndërqeveritare dhe se me to duhet filluar sa më shpejt.

Dhurata pa kushte

Kthimi i Ballkanit Perëndimor në agjendën  e ministrave të jashtme në BE vjen pas ankimeve të disa liderëve të Ballkanit Perëndimor për ndihmën e vonuar.  Duke aluduar për diplomacinë e vendeve të tjera me anë të vaksinës, Borrell kujtoi se vaksinat e BE-së në Ballkanin Perëndimor janë dhuratë, jo me pagesë, dhe jo të kushtëzuara.  Bashkimi Evropian i ka premtuar Ballkanit Perëndimor deri në fund të muajit qershor nëpërmjet nismës Covax deri tani 1 185 340 vaksina. Një pjesë e mirë e tyre tashmë ka mbërritur në rajon.

Të mos humbasim zemrat e njerëzve

Javën e ardhshme (18.05.21) liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të shkojnë në Bruksel për një darkë joformale për të këmbyer opinionet e tyre në lidhje me zhvillimet aktuale në rajon. Borrell tha se pret nga shtetet  anëtare të dalin me propozime të reja për ta bërë më të dukshëm angazhimin politik të BE-së në rajon. Një sërë ministrash të jashtëm të vendeve anëtare, si suedezja, Ann Linde, estonezja, Eva-Maria Liimets, apo sllovaku, Ivan Korčok, ishin shprehur qysh në fillim të takimit për rëndësinë e veçantë të rajonit. “Ne duhet të kemi në kujdes strategjik për rajonin”, tha Korčok. “Për fat të keq, gjatë dhjetë viteve të kaluara kemi qenë të përqendruar te zgjerimi. Kjo është diçka shumë e mirë, tha ai, por ne nuk duhet të humbasim vëmendjen në teknikalitete, e të harrojmë zemrat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor,të cilët të ardhmen e tyre e shohin në BE.”

Tags: Ballkanibejoseph borrellnegociatat

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
India në kaos/ Njerëzit po përdorin bajga lope për t’u mbrojtur nga Covid-19

India në kaos/ Njerëzit po përdorin bajga lope për t'u mbrojtur nga Covid-19

Anëtari i Komitetit Teknik: Pro lehtësimit të masave, të shtyhet ora policore

Anëtari i Komitetit Teknik: Pro lehtësimit të masave, të shtyhet ora policore

BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Kinën







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com