Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

2 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian ka pezulluar përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen tregtare që arriti kohët e fundit me Pekinin. Pezullimi vjen ndërkohë që rriten tensionet rreth akuzave për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Kinë.

“Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për Investimet” BE-Kinë kërkoi shtatë vjet negociata dhe më në fund u arrit në parim në muajin dhjetor. Evropa tha se kjo ishte marrëveshja më ambicioze tregtare që Kina kishte nënshkruar ndonjëherë.

Por ajo ende nuk është miratuar nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian. Nënpresidenti i Komisionit të BE-së tha javën e kaluar se përpjekjet për ratifikimin e saj janë pezulluar.

Njoftimi vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Kinës për trajtimin prej saj të popullatës ujgure në provincën Sinkiang, që Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si gjenocid.

Në muajin mars, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve të Pekinit dhe Bashkimi Evropian bëri të njëjtën gjë, duke vënë në shënjestër katër zyrtarë kinezë.

Kina u hakmor duke u vënë sanksione pesë ligjvënëse të Parlamentit Evropian.

“Në fund të ditës, ratifikimi bëhet në Parlamentin Evropian. Pra, në një farë mënyre, zyrtarët që ishin objektiv i sanksioneve kanë qenë disi të përfshirë në vendimin për mosratifikimin”, thotë analistja e marrëdhënieve Kinë-BE, Alicia García-Herrero.

Analistët thonë se tensionet midis Kinës dhe Evropës rreth Sinkiangut dhe goditja kundër lëvizjes pro-demokracisë në Hong Kong, nënkupton se ratifikimi i marrëveshjes tregtare nuk duket i mundur së shpejti. Kancelarja e Gjermanisë tha se marrëveshja nuk duhet të braktiset.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që sigurisht do të hasim në ratifikim, kjo është megjithatë një iniciativë shumë e rëndësishme që hap reciprocitet më të madh në qasjen ndaj tregjeve tona reciproke,” tha ajo.

Marrëveshja synonte hapjen e tregut të madh kinez për kompanitë evropiane. Por qysh në fillim, disa ligjvënës evropianë e panë marrëveshjen si shumë të gabuar.

“Qasja në treg që merr Evropa, nëse lexoni hollësitë e marrëveshjes, në fakt nuk është aq e madhe,” thotë analistja Alicia García-Herrero.

Marrëveshja për investimet është një pjesë e rëndësishme në planet e Kinës për zgjerim.

“Evropa është e vetmja zonë e madhe e zhvilluar ekonomike ku Kina ende mund të blejë kompani,” thotë Alicia García-Herrero.

Pekini po e nxit Evropën ta ratifikojë marrëveshjen.

“Kina është e gatshme të komunikojë dhe të bashkëpunojë me BE-në për realizimin sa më shpejt të marrëveshjes, që popujt në të dyja anët të përfitojnë,” tha Wang Wenbin, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi këtë javë planet për të bllokuar kompanitë e huaja që kanë mbështetjen e subvencioneve shtetërore për të blerë biznese evropiane ose për të bërë oferta për kontrata publike.

Analistët thonë se kjo do të prekte kompanitë kineze të mbështetura nga shteti që kërkojnë të zgjerohen në Evropë./VOA/

Tags: bekinemarreveshjepezullimratifikimi

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Operacion anti-drogë në Durrës, arrestohen dy persona

Operacion anti-drogë në Durrës, arrestohen dy persona

LVV denoncon: Me laps në dorë, numëruesi i bën të pavlefshme votat (Video)

LVV denoncon: Me laps në dorë, numëruesi i bën të pavlefshme votat (Video)

Studimi i fundit: Ja çfarë mund t’i ketë shkaktuar vdekjen Napoleon Bonapartit

Studimi i fundit: Ja çfarë mund t’i ketë shkaktuar vdekjen Napoleon Bonapartit

JU REKOMANDJOMË

Shqiptarët “shpartallojnë” qelinë greke, policia kap 1 nga 3 të arratisurit

Shqiptarët “shpartallojnë” qelinë greke, policia kap 1 nga 3 të arratisurit

5 vjet ago
Gonxhe: Më 31 maj rihapet kolaudimi

Gonxhe: Më 31 maj rihapet kolaudimi

2 vjet ago
Pakistani pretendon se ka vrarë 50 ushtarë afganë

Pakistani pretendon se ka vrarë 50 ushtarë afganë

6 vjet ago
VIDEO/ Cikalleshi kalon në avantazh kombëtaren shqiptare

Historiku / Ja me cilët kundërshtarë është përballur më shumë herë Shqipëria

2 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com