Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Baze u përvishet gazetarëve: Kafshëri! Morën në intervistë vajzën që e mbante peng mafia!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Baze u përvishet gazetarëve: Kafshëri! Morën në intervistë vajzën që e mbante peng mafia!

Gazetari Mero Baze ka sulmuar haptazi dy kolegët e tij Blendi Fevziu dhe Eni Vasili lidhur me intervistën që ata kryen me Xhisiela Malokun, e cila dyshohet se është dhunuar nga ana e djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Në një editorial të publikuar në gazetën e tij, Baze shkruan se ndaj vajzës ka nisur një poshtërim mediatik, dhe gjthë lufta e televizioneve bëhej për audiencë. Mirëpo në këtë pikë Baze shkon edhe më tej në kritikat për kolegët e tij, duhe thënë se nuk mund të nxjerrin në ekran një person që nuk mund të thojë të vërtetën.

Sipas tij kafshëria e dy emisioneve shkoi aty sa i bënë gjyqin një vajze të dhunuar dhe viktimë, për të shpëtuar veten e tyre. Baze ngre pikëpyjetje të forta lidhur me mafjen që ka detyruar mediat që të kryejnë intervista, ndërsa Vasilit i kujton se mund të kishte hyrë në histori në rast se nuk do ta kishte transmetuar intervistën e vajzës, duke qenë se ky ka qenë dhe vendimi i vetë Xhisielës.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Ka pasur një poshtërim mediatik kundër vajzës së dhunuar nga Fushë Kruja, nga dy ekranet që e morën në intervistë. Të dy televizionet që e kishin të ftuar në emisionet respektive, më shumë se sa për vajzën, u kujdesën për audiencën.

Dhe pasi mbaruan punë me të, filluan t’i bëjnë gjyqin vajzës si gënjeshtare, dhe se atë po e shëtisin njerëz mafiozë nëpër studio.

Nuk e vë në dyshim se vajza mund të mos jetë e lirë të thotë gjithë të vërtetën sot, por ajo thotë atë që ndjen se e mbron më shumë.

Një gazetar profesionist, siç ka qejf të thotë Eni Vasili, nëse e shikon se vajza nuk është e lirë të thotë atë që ajo duhet të thotë, nuk e nxjerr në ekran.

Kjo ndodh vetëm nëse dhe gazetarja nuk është e lirë të jetë e vërtetë. Është rregulli numër 1 një i raportimit në gazetari, që nuk bëhet palë të transmetojë dëshmitë e një pengu.

Por kafshëria e të dy emisioneve ishte se përveçse e kanë kërkuar me dhunë në ekran, përveçse kanë treguar dhe vetë “herozimin” se si e kanë marrë në intervistë, pastaj i bëjnë gjyqin dhe thonë se atë dikush po e shëtit dhe e nxjerr në ekrane.

Po mirë vajzës që i paskan vënë pistoletën tek koka të thoshte çfarë donte mafia, po gazetarëve që e intervistuan, çfarë iu kanë vënë tek koka që bënë lojën e mafias?

Kur vajza dha intervistën e parë tek Report TV, ju bë gjyqi gazetarit dhe televizionit, si të përdorur nga “mafia”. Po tani që dy televizionet e mëdha në vend, kërkojnë me ngulm vajzën në TV, dhe pastaj i bëjnë gjyqin asaj si të përdorur nga mafia, çfarë janë?

Unë nuk them që janë të përdorur nga e njëjta mafie që është e kërcënuar vajza, por më keq akoma, nga ajo pjesë mafioze e politikës, që më së paku i “ha palla” për vajzën, por për dramën politike që duhet të prodhojnë me të.

Të marrësh me ngulm vajzën në intervistë, ta kuptosh siç pretendon një gazetare, se ajo po gënjen dhe shtiret, dhe ta transmetosh këtë, pra të bësh lojën e mafias dhe pastaj të gjykosh vajzën si mashtruese, është një gjë më e ndyrë se sa çdo gjë tjetër që mund t’i bëjë mafia asaj vajze, pasi në këtë rast të dy televizionet janë bërë pjesë e lojës së mafias që pretendojnë.

Eni Vasili, që së paku e kishte të regjistruar, mund të hynte në histori duke bërë dje emision pa vajzën dhe duke treguar se e kishte intervistuar atë, por intervista nuk vlente se ishte peng.

Ironi e fatit është se këtë ja ka kërkuar vetë pengu ta bëjë, pra vetë vajza ka kërkuar më pas të mos transmetohet, dhe ajo nuk e ka bërë. Çka do të thotë se është më e lirë ajo vajza e dhunuar, se gazetarja.

Ka plot raste në gazetarinë botërore, kur një pengu nuk i është zgjatur kurrë mikrofoni, kur gazetari e ka kuptuar që është peng. Ka dhe në gazetarinë shqiptare.

Por kjo që dy gazetarë, që zihen si çakenj për audiencë, dhe pasi përdorin për këtë qëllim vajzën e gjorë, më pas i bëjnë gjyqin se atë po e shëtit mafia në ekrane, është ndoshta gjëja më e ndyrë që ka bërë ndonjëherë shtypi kundër jetës së një vajze të pambrojtur, qoftë dhe peng i mafias.

Ky gjest përmbledh brenda vetes, dhe komplekse të tjera inferioriteti të vetë aktorëve ndaj kësaj historie, që buron nga plot episode të errëta të karrierës së tyre në gazetarinë shqiptare, si pengje të mafies së biznesit dhe politikës, për  të cilën ndoshta duhet një debat më i gjerë.

Por mënyra se si tregojnë me heroizëm se kanë tre ditë që gjurmojnë vajzën ta marrin në ekran, xhelozitë ndaj njëri- tjetrit, ku njëri e donte direkt, e tjera të regjistruar, pastaj gjyqi ndaj vajzës se ajo gënjeu për ato që tha në ekran, dhe se mafia ua çoi atyre në studio, është ku e ku më larg, se gënjeshtrat e detyruara të vajzës së gjorë.

Është dëshmi se kush gënjen nga halli, e kush gënjen nga “malli”.

Tags: “përvishet”bazëgazetarëveintervisteKafshërimafiambantemorënpengvajzën

TË LIDHURA

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike
Aktualitet

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

12:47 | 05/11/2025
Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe
Ekonomi

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

12:38 | 05/11/2025
Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

12:33 | 05/11/2025
Next Post
Humbet jetën shqiptari në Itali, plagosen dhe dy të tjerë

Humbet jetën shqiptari në Itali, plagosen dhe dy të tjerë

2 tërmete në 24 orë

Foto/ Tërmetet s’kanë të ndalur, ja ku u regjistrua lëkundja e radhës në vend

Video+Emri/Me “miell të bardhë” në makinë, kapet i riu nga Shijaku

Video+Emri/Me “miell të bardhë” në makinë, kapet i riu nga Shijaku







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike
Aktualitet

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

by mirseda
12:47 | 05/11/2025
0

Ministria e Drejtësisë ka organizuar një takim pune për Kodin e ri Penal me përfaqësuesit e institucioneve...

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

12:38 | 05/11/2025
Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

12:33 | 05/11/2025
“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

11:49 | 05/11/2025
“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

11:42 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com