Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Bashkimi familjar/ Si përfitohet kur gruaja ka ‘Green Card’, ja ç’thotë avokati

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Bashkimi familjar/ Si përfitohet kur gruaja ka ‘Green Card’, ja ç’thotë avokati

Si mund te bashkoheni me gruan, nese ajo ka “green card” ne SHBA? Avokati Kieran Both i eshte pergjigjur shqetesimit te shtetasi shqiptar i cili pret bashkimin familjar me bashkeshorten e tij.

E.Q. nga Shqipëria na ka dërguar këtë letër:

Përshëndetje Z. Both.

Gruaja ime ka “green card” dhe ka bërë dokumentat për bashkim familjar, dmth për mua që jam këtu. Pyetja ime është kjo: A mund të rrijë këtu, (në Shqipëri) gruaja për disa kohë, derisa të na afrohet data   e bashkimit familjar? Sa zgjat ky proces? Ju falenderoj dhe uroj një ditë të mbarë.

Përgjigje: Faleminderit për leximin e rubrikës sonë. Procesi do të qe më i shkurtër në kohë nëse gruaja juaj do të qe shtetase amerikane. Qëndrimi i saj në Shqipëri mund të sillte komplikime sidomos për një kohë të gjatë. Gjatësia e kohës së pritjes për ju varet nga data se kur ajo ka bërë kërkesën për ju ( Formulari I-130, Alien Relative Petition). Kjo datë është shënuar në letrën konfirmuese që ajo ka marrë nga Shërbimi i Emigracionit. Quhet “ Priority Date”. Meqë gruaja juaj ka statusin e rezidentes permanente, pra ka “green card”, atëhere kërkesa e saj për ju specifikohet  në kategorinë e preferencave që shënohet : F2A. Kjo kategori përfshin bashkëshortin  dhe fëmijët e pamartuar të rezidentes permanente të SHBA. Qëndra nacionale e vizave (NVC) ka filluar të merret me aplikimet e  kesaj kategorie që janë dorëzuar në  Emigracion  në 22 Shtator 2017. NVC do të njoftojë aplikantët për vizën e emigrantit dhe sponsorin që ka firmosur “affidavit of support” për të. Me t’u paguar pagesa e duhur(fee) atëhere aplikanti dhe sponsori duhet të paraqesë dokumentat e nevojshme për vizën.  Gjithkush që emigron mbi baza familjare duhet të ketë një sponsor financiar. Dokumentat do të shkojnë në Shqipëri vetëm kur viza të jetë gati.

NVC do t’i njoftojë palët  paraprakisht,  në mënyrë që kur viza të jetë gati, dokumentat të jenë kompletuar gjithshtu. Për kohën që flasim  janë gati vizat  për aplikimet e bëra në 1 Qershor 2016, ose  më përpara. Ju ka të ngjarë  të prisni së paku 22 muaj nga data e aplikimit para se t’u vijë koha e intervistës për të marrë vizën e emigrantit. Pasi NVC vendos që dosja juaj është plotësisht gati do të planifikojë ditën e intervistës dhe e çon atë(dosjen)në ambasadën amerikane. Ju dhe bashkëshortja juaj do të merrni njoftim nëpërmjet adresës së e-mail nëse keni një të tillë, ose nëpërmjet postës, si edhe udhëzimet për ekzaminimet mjeksore . Ju duhet të hyni në SHBA para se t’u skadojë data. Duhet të paguani gjithashtu $165 , (pagesa për vizën) para se të udhëtoni për Amerikë. Emigracioni nuk do t’u nisë dokumentin e rezidentit permanent(green card-ën)  nëse nuk keni bërë pagesën.

Pasojat e udhëtimeve  të  gjata për rezidentët permanent

Udhëtimet jashtë SHBA të rezidentëve permanentë  mund të kenë pasoja për ta, veçanërisht nëse ata mendojnë që në të ardhmen duan të bëhen shtetas amerikanë. Ai/ajo/ që ka green card mund të ndeshet me probleme me Emigracionin pas një udhëtimi të gjatë jashtë SHBA. Mund të mendohet që ai/ajo/ e ka braktisur Amerikën, kjo veçanërisht nëse udhëtimi ka qënë më shumë se një vit. Udhëtimet më pak se një vit japin  dyshimin se personi nuk ka ndërmend ta bëjë Amerikën si rezidencën e vet. Nesë rezidenti permanent ka plan të qëndrojë më shumë se një vit jashtë SHBA, atëhere para se të niset për udhëtim duhet të kërkojë nga Emigracioni ta lejojë rihyrjen e tij/saj/  në këtë vend. Nëse do qëndronte dy vjet jashtë, leja e marrë do të skadonte.Në raste të tilla është e këshillushme që të aplikonte për vizë rikthimi  në SHBA(SB-1) në ambasadën  amerikane më të afërt.

Udhëtimet ndërkombëtare mund të shkaktojnë probleme edhe për bashkëshorten/bashkëshortin nëse ka për qëllim marrjen e shtetësisë amerikane. Natyralizimi kërkon që aplikanti të ketë jetuar në mënyrë të vazhdueshme në SHBA për 5 vjet, ose 3 në rastet e bashkëshorteve shtetas amerikan. Mungesa e aplikantit në Amerikë  mund të ndërpresë kërkesën për vazhdimësi të rezidencës në SHBA. Aplikantit i kërkohet të jetë fizikisht në këtë vend  të paktën 30 muaj brenda 5 vjeteve para aplikimit ose 18 muaj brenda tre vjeteve nëse aplikanti është bashkëshort i shtetasit amerikan.

Ka mjaft  për të folur lidhur me këtë aspekt, të cilit do t’i rikthehemi në të ardhmen. U inkurajojmë të këshilloheni me avokatë profesioniste të emigracionit. Informacion do të gjeni gjithashtu ne adresën e Emigracionit  në internet tek www.uscis.gov / IlLYRIA

Tags: ‘GreenavokatiBashkimiç’thotëCard’familjargruajajakaSi përfitohet kur

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Tmerri në Kamëz/Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra, i plagosën gruan (Foto)

Tmerri në Kamëz/Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra, i plagosën gruan (Foto)

Foto+Video/ 12-vjeçari vdes në SHBA, 5 ditë pasi erdhi nga Shqipëria

Foto+Video/ 12-vjeçari vdes në SHBA, 5 ditë pasi erdhi nga Shqipëria

Tronditet Elbasani, shkrumbohet makina luksoze, ja dyshimet

Tronditet Elbasani, shkrumbohet makina luksoze, ja dyshimet







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com