Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Bashkia reagon pas akuzave të PD-së: Nuk ka më ndërtime tek Liqeni

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Bashkia reagon pas akuzave të PD-së: Nuk ka më ndërtime tek Liqeni

Pas deklaratës nga Partia Demokratike e cila akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave tek Liqeni Artificial i Tiranës, ka reaguar dhe Bashkia e Tiranës.

Bashkia i quan të pavërteta akuzat e Partisë Demokratike dhe thekson se ndryshe nga sa ishte parashikuar nga bashkia e mëparshme, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime dhe rendit zonat që i kthehen parkut të liqenit.

Edhe zona e Gardës së Republikës, me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit. Ndërkohë Bashkia thotë se Basha i dha leje vetes për shtesë kati por tani janë pezulluar.

DEKLARATA E BASHKISË
Partia Demokratike doli përsëri blof sot kur akuzoi Bashkinë e Tiranës për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e ri të qytetit. Me sa duket, Partisë Demokratike i është dashur 1 vit e gjysëm nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për zonën e Gardës së Republikës, zonë (TR169) e cila me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit – kjo ndryshe nga plani i Bashës (zona 5-27), i cili e kishte tërësisht të zhvillueshme.

Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha.

Këto zona janë:
1. Zona e pishinave dhe e Parkut Olimpik
2. Parkimi privat te fillimi i Digës së Liqenit
3. E gjithë hapësira e pazhvilluar e zonës së Gardës
4. Zona e ish-disko Refleksionit
5. Zona e kompleksit të Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjithashtu, në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë liqenit janë pezulluar shtesat në volum. Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Parku i Liqenit të Tiranës është kthyer sot në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos nga fëmijët, pikërisht nga investimet e kryera në këto 3 vjet dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se koha kur hiqeshin terrene shkollash për të bërë pallate (si rasti i shkollës “Kosova”) ka mbaruar në qershor 2015.

Tags: akuzavebashkialiqenindërtimePD-sëreagontek

TË LIDHURA

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit
Aktualitet

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

20:19 | 11/12/2025
Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar
Politikë

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

20:14 | 11/12/2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë
Politikë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Next Post
Marcelo i “zhgënjyer” Lopetegui: Nuk e kuptoj pse e bëri, Ronaldo…

Marcelo i “zhgënjyer” Lopetegui: Nuk e kuptoj pse e bëri, Ronaldo...

Aguero duke thithur nargjile, Manchester City befason me përgjigjen (Video)

Aguero duke thithur nargjile, Manchester City befason me përgjigjen (Video)

Franca kërcënon Amerikën: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Kritikët e Trump kërkojnë ngritje akuzash ndaj Presidentit







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit
Aktualitet

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

by mirseda
20:19 | 11/12/2025
0

Një aksion me fokus kontrollin e disa banesave është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e...

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

20:14 | 11/12/2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër, pritet nga mbështetës e demokratë

Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër, pritet nga mbështetës e demokratë

19:41 | 11/12/2025
Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

19:12 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com