Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bashkësia Politike Evropiane “nuk është alternativë” e BE-së

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Bashkësia Politike Evropiane “nuk është alternativë” e BE-së

Vetëm dy ditë para se Komisioni Evropian të publikojë mendimin për t’u dhënë ose jo statusin e kandidatit Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në Bashkimin Evropian po diskutohet edhe për planin e Francës për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane.

Franca ka prezantuar te vendet anëtare një “non-paper”, në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë. Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është një dokument joformal, i cili prezantohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Dokumenti lidhur me Bashkësinë Politike Evropiane është dërguar në prag të një takimi të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Bruksel javën e ardhshme, më saktësisht më 23 qershor. Të njëjtën ditë takohet edhe Këshilli Evropian, i cili do të ketë si temë zgjerimin e BE-së.

“Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor do të ketë përpara kërkesën për të vendosur për aplikacionin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në bazë të mendimit të Komisionit Evropian. Çfarëdo që të arrihet në këtë fazë në këtë Këshill [Evropian], politika e zgjerimit, për shkak të kërkesave për reforma të domosdoshme që duhet plotësuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe kohëzgjatja që pason për shkak të kësaj, nuk ofron sot kornizë të nevojshme politike për t’u përgjigjur ndaj nevojave historike dhe gjeopolitike që dalin nga lufta kundër Ukrainws dhe për të ndërtuar strukturimin politik të kontinentit tonë evropian”, shkruan në këtë “non- paper” të Francës.

“Për këtë shkak, ne propozojmë që këtë vit të krijohet Bashkësia Politike Evropiane mes të gjitha vendeve të evropiane që dëshirojnë së bashku të kontribuojnë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë”, thuhet më tej në këtë dokument. Aty po ashtu nënvizohet se “Bashkësia Politike Evropiane do të jetë e hapur për shtete evropiane që ndajnë vlerat demokratike, pa marrë parasysh a janë apo jo anëtare të Bashkimit Evropian dhe pa marrë parasysh natyrën e raporteve të tyre me Bashkimin Evropian”.

Franca argumenton se një Bashkësi Politike Evropiane nuk do ta zëvendësonte Këshillin e Evropës apo Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), apo raportet transatlantike.

“Por, sot ne nuk kemi një forum evropian të paspecializuar që do t’i bashkonte të gjithë anëtarët e familjes evropiane në mënyrë të barabartë dhe në frymën e unitetit të kontinentit tonë”, thuhet në “non-paperin” e Francës.

Sipas Francës, të gjitha kornizat multilaterale do të mbeten, por duhet të krijohet një sens i unitetit. Franca e mendon Bashkësinë Politike Evropiane si një bashkësi, e cila do të forconte lidhjet politike, ekonomike, kulturore dhe të sigurisë mes anëtarëve të saj.

“Do të ofrojë një forum për koordinim, vendimmarrje dhe projekte bashkëpunuese për t’u përgjigjur në mënyrë konkrete ndaj sfidave, me të cilat përballen të gjitha shtetet në kontinentin evropian; politika e jashtme dhe e sigurisë, zhvillimi i infrastrukturës dhe interkoneksionit, mobilitetit, migrimit, luftës kundër krimit të organizuar dhe raporteve me aktorët tjerë gjeopolitikë”, thuhet në letrën që Franca e ka shpërndarë për të sqaruar idenë e presidentit Emanuel Macron për Bashkësinë Politike Evropiane.

Me këtë letër Franca ka bërë përpjekje për t’i heshtur zërat që kanë tërhequr vërejtjen se kjo ide mund të ketë për qëllim që ta dëmtojë procesin e zgjerimit duke krijuar alternativë.

“Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe nuk do të jetë zëvendësim për procesin e zgjerimit. Për shtetet evropiane që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë, për më tepër, mundësi për forcimin e lidhjeve me vendet e BE-së para se të bëhen anëtare, si në aspektin politik, ashtu edhe në pjesëmarrjen në disa politika të BE-së, dhe, aty ku është e duhur, të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

Sipas planit të Francës, Bashkësia Politike Evropiane do ta kishte një formë të “strukturës së lehtë legale”, me kapacitetet të marrjes së vendimeve, duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe secilit vend anëtarë që përbën bashkësinë. Takimet në kuadër të Bashkësisë Politike Evropiane do të zhvilloheshin disa herë në vit, në nivele të shefave të shteteve apo të ministrave.

Krahas Francës, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kishte propozuar një ide të ngjashme, por ai e kishte emërtuar atë si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”.

Franca në fund të këtij muaji përfundon kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa nga 1 korriku deri në fund të vitit këtë rol do ta ketë Çekia. /evropaelire

Tags: beCharles MichelEmanuel MacronFranca

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran
Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës
Bota

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Next Post
“Kjo është fyerje e rëndë”, Berisha kërkon ndërprerje te marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Berisha zbulon arsyen përse Rama përjashtoi nga udhëtimi në Ukrainë Peleshin dhe Xhaçkën

Stoltenberg: Rusia është larguar nga akti themelues i NATO-s

Stoltenberg: Rusia është larguar nga akti themelues i NATO-s

Zelensky: BE të forcojë sanksionet ndaj Rusisë

Zelensky: BE të forcojë sanksionet ndaj Rusisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com