Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Bashkëjetesa e dy motrave brenda një qyteti në mërgim

8 vjet ago
in Të Gjitha
Dilema e Modës në stinën e temperaturave të larta

Nga Elda Shabani/Ç’po ndodh me Tiranën tonë, me Tiranën time, Tiranën e aq shumë çudirave, që duket se i ka ngatërruar aq zhurmshëm, vendet e shumë  gjërave.

Në Tiranë, sikurse në çdo kryeqytet të botës, njerëzit kanë dëshirë dhe të drejtë të jetojnë privilegjet e një kryeqyteti; teatrin, operën, baletin, muzetë, galeritë e arteve, vendet historike, monumentet e kulturës, qendrat kulturore e sportive rinore dhe fëmijësh, shëtitoret fashion, kinematë, parqet apo dyqanet e luleve, piazzat etj.

Shumë është folur e diskutuar në këto 30 vitet e fundit për rregullimin urbanistik  të saj, madje deri vonë është premtuar e garantuar se Tiranës do t’i ruhen vlerat trashëgimore të saj dhe ndërkohë Tiranës do t’i shtohet edhe një motër e re dhe moderne, Tirana e re, që do të marrin e japin mes njëra tjetrës përjetë, një dialog intim e të dashur e ndarë mes nesh dhe brezit të ri modern, ashtu siç bëjmë edhe  ne, raca njerëzore; ndajmë gëzimet dhe hallet me më të dashurit e zemrës.Deri këtu jam plotësisht dakord. Këtë mënyrë bashkëjetese kanë gjetur edhe qytetet e mëdha evropiane. E vjetra takohet me të renë dhe jetojnë si dy motra bashkë në harmoni.

Po Ku jemi sot?  Ku Janë Kinematë e Kryeqytetit? Për ata që nuk e dinë Tirana deri në vitet ‘90 numëronte 8 kinema.

Pothuajse çdo lagje e madhe e Tiranës kishte një kinema dhe qendër kulturore fëmijësh. P.sh Lapraka e dikurshme ( që sot nuk i ka mbetur asnjë gjurmë te së shkuarës) kishte Kinemanë e saj e që sot  ajo i është nënshtruar vorbullës së harresës ose ndoshta është kthyer në Lloto-Bastesh sikurse ndodhi me Kinema Partizani, ose kinema  kombinati “Tekstilisti.”

Qendra kulturore e fëmijëve në lagjen  ku kam kaluar vitet  fëmijërisë dhe që më kanë ushqyer me disiplinën e së bukurës dhe të artit sot është kthyer në banesë private e dikujt të vet shpallur pronar.Prej vitesh qyteti i pasurive të artit ka mërguar. Tani së fundi pa-qetësisë së qytetit tim i shtohet edhe një tjetër harresë, e qëllimshme?

Pak rëndësi ka për mua kjo. Për mua është Historia. Historia e një qyteti. Histori  ku për  30 viteve është kthyer sinonimi i fjalës Harresë, duke prishur çdo gjë që del përpara.

Nuk na ka mbetur asnjë pikë referimi, nuk mund t’i them  fëmijës , se ku mbaja radhën për të blerë biletën e para në kinema Republika se bashku me babanë tim të kapur për dore, i cili dhe sëmurë të isha do të më çonte duke më thënë me një buzëqeshje; Elda atje do të shërohesh!

Pothuajse çdo godinë e  saj kohe është shembur dhe nuk ka mbetur  asgjë. Asgjë ! Atëherë çfarë do t’u themi brezit të ri, i cili në një të ardhme jo shumë të largët do të na keqgjykojë. Vetë historia e Tiranës sonë do të na gjykojë!

TIRANA TODAY

Tags: bashkëjetesaBrendadyMërgimmotraveQyteti

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Foto/Fëmijët e futbollistëve ‘godasin’ Kupën e Botës

Foto/Fëmijët e futbollistëve 'godasin' Kupën e Botës

Video+Emri/Vrau prostitutën, merr fund arrati e të ‘fortit’ nga Vlora

Video+Emri/Vrau prostitutën, merr fund arrati e të 'fortit' nga Vlora

Foto/Në Shqipëri e pret vdekja, belaja që gjeti ish-studenten e drejtësi

Foto/Në Shqipëri e pret vdekja, belaja që gjeti ish-studenten e drejtësi







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com