Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha zgjedh kupolën drejtuese për betejën e opozitës në Kuvend

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rivalët e Bashës, bazës: Ta largojmë sa më parë se po na shkatërron PD-në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur kupolën e tij drejtuese me të cilën do të zhvillojë betejën e tij parlamentare dhe për rrjedhojë funksionimin e partisë.

Kupola drejtuese do të bëhet publike në muajin shtator. Ndërsa mësohet se Basha ashtu siç veproi edhe me listat e kandidatëve për deputetë, i ka fiksuar shumicën e emrave dhe funksionet që do të mbajnë.

Basha po përgatitet për të zhvilluar opozitën e tij, kur sesioni i ri parlamentar është në prag. Ndërsa analiza mbi dështimin e kësaj force politike është lënë për një periudhë të mëvonshme.

Për të shërbyer më pas dhe si një element mbi të cilin do mbështetet zgjedhja e krerëve të PD në të gjitha degët e saj në rrethe.

Duke qenë se Kuvendi do të mblidhet në fillim të shtatorit dhe për pasojë, që në fillim zgjidhet kryesia e Kuvendit, komisionet parlamentare dhe përbërja e tyre, PD duhet të jetë e përgatitur për emrat që do të jenë në krye të grupit por dhe gatshme për të marrë vendin që i takon si nënkryetar Kuvendi, kryetar e nënkryetarë komisionesh parlamentare.

Prandaj Basha i ka marrë punët me shpejtësi duke e bërë gati listën e lidershipit të Kuvendit. Sipas do të ketë ndryshime drastike në kupolën drejtuese të PD në Kuvend, dhe për pasojë dhe në PD.

Drejtuesi i grupit të PD dhe emri që do të jetë nënkryetar Kuvendi, automatikisht janë dhe nënkryetarë të PD. Është një proces i fiksuar dhe në statusin e kësaj partie që kryetari i grupit dhe nënkryetari i Kuvendit, janë dhe nënkryetarë të PD.

Kështu ka qenë kur ishte Topalli, kur ishin dhe Patozi dhe Spaho.

Deputetja e Qarkut të Dibrës Dhurata Çupi pritet të jetë e propozuara e Bashës për nënkryetare Kuvendi, dhe për pasojë do të jetë dhe nënkryetare e PD, shkruan TemA.

Ndërkohë që kryetar i grupit parlamentar të PD pritet të jetë deputeti Enkeled Alibeaj, që bën një rikthim të fuqishëm në lidershipin e PD. Këta janë figurat mbi të cilat Basha pritet të mbështetet fort, tashmë që dhe Ristani është jashtë Kuvendit dhe për pasojë besohet se nuk do jetë as sekretar i Përgjithshëm në zgjedhjet më të para në Këshillin Kombëtar.

Ndërkohë që bëhet e ditur se kandidaturat për nënkryetar të grupit parlamentar do të dalin gara mes Edmond Spahos, Eduard Halimit dhe Gent Strazimirit. Sekretar i grupit parlamentar pritet të jetë Edi Paloka, aktualisht kryetar i grupit të deputetëve të PD.

Ngjitet dhe Grida Duma, e cila paralel me hyrjen për herë të parë në Kuvend, pritet të zgjidhet sekretare e grupit të PD. Ndërsa në komisionet parlamentare, situata është më e thjeshtë. Në dy komisione parlamentare, Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Sigurisë, pritet të jenë përkatësisht Oerd Bylykbashi e Flamur Noka, të cilët kanë qenë dhe në legjislaturën e kaluar.

Komisioni i Jashtëm mësohet se do të ketë sërish si nënkryetar deputetin Aldo Bumçi. Kryetar i Komisionit të Integrimit mësohet se pritet të jetë Jorida Tabaku, ndërsa tek Ekonomia nënkryetar komisioni Edmond Spaho.

Ndërsa nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, pritet të caktohet deputeti i ri i qarkut të Vlorës Agron Shehaj. Pavarësisht se Albana Vokshi dhe Genc Pollo janë rizgjedhur si deputetë, me shumë mundësi tek komisioni i Shëndetësisë në vend të Vokshit pritet të jetë Tritan Shehu ose Bardh Spahia kryetar, ndërsa tek komisionit i Arsimi e Medias, Pollon pritet ta zëvendësojë Luçiano Boçi.

Në këtë mënyrë, me këto emërime Basha mendon të mbulojë vendet vakante të lënë nga përjashtimi i Patozit, Bregut, Topallit, Bodes, Rulit dhe figurave të tjera të PD dhe krijimin e një lidershipi të ri në Kuvend dhe në PD.

Drejtuesit e rinj të mundshëm të PD në Kuvend dhe parti:
Nënkryetare e Parlamentit Dhurata Çupi, automatikisht nënkryetyare e PD
Kryetar Grupi Enkeled Alibeaj, automatikisht nënkryetar i PD
Nënkryetar grupi mes Edmond Spahos, Eduard Halimit, Gent Strazimirit
Sekretar i grupi parlamentar Edi Paloka
Zëdhënëse e grupit parlamentar Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku
Kryetar i Komisionit të Arsimit e Medias Luçiano Boçi
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë mes Tritan Shehut, Bardh Spahisë
Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi
Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi
Nënkryetar i Komisionit Veprimtaria Prodhuese Agron Shehaj
Nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho

Tags: bashabetejenkupolënopozitëszgjedh

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Rama mbledh Asamblenë këtë muaj, vendos për kabinetin e ri dhe 4 vitet e ardhshme  

Rama mbledh Asamblenë këtë muaj, vendos për kabinetin e ri dhe 4 vitet e ardhshme  

Studimi/ Temperaturat ekstreme mund të vrasin 152 mijë njerëz në vit në Evropën e 2100-s

Studimi/ Temperaturat ekstreme mund të vrasin 152 mijë njerëz në vit në Evropën e 2100-s

ANALIZA/Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe në Maqedoni

ANALIZA/Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe në Maqedoni







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com