Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha tregon planin e PD për tarifat e arsimit dhe taksimin e biznesit të vogël

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha tregon planin e PD për tarifat e arsimit dhe taksimin e biznesit të vogël

MARIGLEN KUME/ Kryedemokrati Lulzim Basha e nisi turin e takimeve me të rinjtë e Elbasanit me premtime për arsimin dhe frenimin e emigracionit.

Teksa iu përgjigjur disa prej shqetësimeve të të rinjve të pranishëm në takim, kreu i selisë blu premtoi se Partia Demokratike do të frenojë emigrimin e të rinjve, duke u përmirësuar kushtet në vendin tyre. Ndaj ai premtoi se do të rimbursojë 100% tarifën e studimit për studentët, të cilët vijnë nga familjet me të ardhura mujore nën 64 mijë lekë në muaj. Ndërsa për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura mujore mbi 64 mijë lekë në muaj, rimbursimi do të jetë 50%.

“Për ne, prioriteti numër 1 është rimbursimi i tarifave. Çdo student nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, do të përfitojë rimbursim 100% nga tarifa e buxhetit të shtetit me PD-në nesër në pushtet. Për studentët që vijnë nga familje me mbi 640 mijë lekë të ardhura në muaj, do të përfitohet 50% e tarifës përsëri nga buxheti i shtetit”, tha Basha.

Teksa theksoi mungesën e vendeve të punës për të rinjtë që përfundojnë studimet, Basha tregoi edhe një tjetër prioritet që lidhet me orientimin e studentëve në degët për të cilat ka nevojë tregu i punës. Për 10 mijë studentët më të mirë çdo vit, shteti do të paguajë stazhin e tyre.

“Do të orientojmë universitet publike drejt tregut. Në të gjitha degët, ne do të zbatojmë modelin gjerman të trajnimit të dyfishtë, gjysma e kohës do të shpenzohet në auditorët e universitetit, gjysma tjetër, praktikë pune. 10 mijë më të mirët, çdo vit, do të marrin një vit stazh të paguar nga buxheti i shtetit”, vijoi Basha. Po ashtu,kreu i opozitës tha se i njëjti investim që do të bëhet për rimbursimin e tarifave të studimit dhe për stazhet për 10 mijë studentët me të mirë, do të investohet edhe për modernizimin e universiteteve dhe afrimin e profesorëve të kualifikuar. Paratë për të gjitha këto premtime, Basha tha se do t’i sigurojë nga taksat e qytetarëve, të cilat aktualisht shkojnë për koncesionet.

TAKSAT

Në fjalën e tij, kreu i selisë blu tha se PD-ja e ka prioritet kryesor ndryshimin e modelit ekonomik. Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka ndjekur politika kundër përthithjes së investimeve të huaja. Për të konfirmuar akuzën, kreu i selisë blu mori shembullin e Serbisë, e cila aplikon taksën e sheshtë dhe vetëm vitin e kaluar hapi 40 mijë vende të reja pune ndërkohë që, sipas liderit të PD-së, Shqipërisë në vitin 2018 i ikën 38 mijë të rinj. Sakaq, përmendi zotimet për biznesin e vogël. “Përjashtim nga skema e TVSH-së për bizneset me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë. Reduktim i taksave në 1 taksë të vetme, që do të jetë 0.5 për qind e xhiros vjetore. Të gjitha taksat dhe tarifat e tjera do të eliminohen. Do të zhdukim bandat e inspektorëve tatimorë, që terrorizojnë biznesin. Me pullën te dera, biznesi nuk do të shohë më fytyrën e asnjë tatimori në derën e tij, por do të jetë i lirë të punojë e të krijojë mirëqenie”, u shpreh Basha.

EMIGRIMI

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me politikat për të rinjtë. Sipas Bashës, emigrimi i tyre nuk është zgjedhje, por detyrim, për shkak se në Shqipëri nuk gjejnë mundësi për të pasur një jetë të mirë dhe të sigurt. Ndërkohë, teksa përmend shifrat e një studimi me financim britanik për emigrimin e shqiptarëve, kreu i selisë blu tregoi edhe dëmin ekonomik që i ka shkaktuar vendit largimi i kësaj kategorie. “Zotimi kryesor i Partisë Demokratike dhe i imi personal është të kthejmë shpresën në vendin tonë. T’ju japim fuqinë juve përmes mundësive dhe kushteve për punësimin, përmes klimës së mirë për biznesin. Humbja potenciale për ekonominë vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, është 559 milionë euro apo 4.6 % e Prodhimit Bruto të Shqipërisë. Vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria 38 mijë të rinj. Kjo është hemorragji. Nëse nuk e ndalim këtë, shumë shpejt nuk do të ketë Shqipëri. Prandaj, prioriteti më absolut është ndalja e kësaj hemorragjie”, tha Basha./Panorama

Tags: lulzim bashaPDplanitarifa arsimit

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
Ishte shpallur në kërkim, policia gjen të vdekur 31-vjeçarin

Grabitja e kasafortës së postës,roja i arrestuar tregon pse nuk njoftoi policinë

Hynë në mësim dhe ngacmuan studentet, sherr masiv në ambientet e fakultetit

Hynë në mësim dhe ngacmuan studentet, sherr masiv në ambientet e fakultetit

Ismail Qemali, “Skënderbeu i dytë” i shqiptarëve

“Qeveria osmane të plotësojë kërkesat e malsorëve shqiptarë”







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com