Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha, tërheqja dhe beteja në PD

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Basha, tërheqja dhe beteja në PD

Lulzim Basha ka vendosur të hedhë një hap të ndërmjetëm, mes pranimit të përgjegjësive, por edhe rikonkurrimit, duke ngrirë kompetencat e tij deri në zgjedhjet e 24 korrikut. Padyshim, që për të shkuar tek kërkesa për dorëheqje duhet më së pari që të pohojmë se zgjedhjet e 25 qershorit janë mes paradokseve të mëdha. Kështu, Kryeministri Rama pranoi në disa debate publike me Ylli Rakipin apo Blendi Fevziun, apo edhe në emisione të tjera, se nuk kishte plotësuar shumë nga premtimet elektorale të vitit 2013. E megjithatë, shtoi votat. Madje, edhe pas akuzave të ndërsjella me bashkë-aleatin për katër vite, Ilir Metën, ku u hodhën akuza të rënda lidhur me korrupsionin dhe kriminalizmin, që të dy forcat që drejtuan Shqipërinë për katër vite, patën ngritje elektorale. Një paradoks më vete ky, që rrëzon shumë teori politike në botë.

Nga ana tjetër, shitblerja e votës pati një përhapje kaq katastrofike, sa qytetarët në mënyrë të habitshme kanë nisur ta shohin si normale, duke lënë kështu të kuptohet se kemi të bëjmë me një korrupsion moral të shoqërisë, që pranon lehtësisht një shitblerje votash. Duhet pranuar se, Partia Socialiste, me votues tradicionalë, nuk ka nevojë të blejë votuesit e vet. Por, ama, me një fushatë të nisur të paktën gjashtë muaj përpara PD-së, PS-ja ka mundur të blejë në të gjitha mënyrat aq qytetarë se i janë dashur të kalojnë numrin 71 të votave për të qeverisur e vetme.

Po Basha, ku gaboi?

Përpara se të numërojmë gabimet, duhet të pranojmë se suksesi i Bashës ishte që futi të ndarë PS-në me LSI-në në zgjedhje, pasi një koalicion i tyre, bashkë me PDIU-në dhe forca të tjera politike, do ta rrezikonte ta nxirrte PD-në me pak më shumë se 20 deputetë. Të gjithë ishin të bindur se ai koalicion do të ishte vdekjeprurës për PD-në.

Por, fitorja politike pas marrëveshjes me Ramën shumë shpejt humbi për shkak të mungesës së transparencës së Bashës për ndërtimin e një liste sa më përfaqësuese. Kështu, mosvendosja e standardeve të barabarta, mosrespektimi i fituesve në gara lokale apo brenda partisë, si dhe fshehtësia totale e ndërtimit të listave, pa ekuilibra, u kthye në bumerang politik për Bashën.

Megjithatë, në këtë xhungël debatesh, askush nga analistët politikë nuk u kujdes të bënte një analizë logjike, pasi po të vinim përballë listat e PD-së me ata të PS-së, nuk do vije re ndryshime cilësore, për të mos thënë që lista e PD-së ishte shumë më e mirë se ajo e socialistëve. Por si gjithnjë, pa asnjë strategji komunikimi nga Basha, debatin për listat e mori djali i Fahriut (pa asnjë kontribut as në PD e as intelektual, gjë që e tregoi edhe me analfabetizmin në komunikimin me elektoratin). Po kështu, e mori Salianji që kandidonte i sigurt, ndërkohë që sfidanti i tij, që ia fitoi me vota vendin e kreut të Forumit Rinor të PD-së, Këlliçi, u la jashtë. Po ndoshta më e rëndë ishte lënia jashtë e Tomorr Alizotit, një figurë jo vetëm karizmatike në publik, por edhe përfaqësuese e ish- të përndjekurve dhe pronarëve, që dikur ka qenë boshti identitar i PD-së.

E megjithatë, pavarësisht gabimeve të Bashës, që la jashtë fushatës edhe retorikën që kishte ngritur opozita në katër vite në përballjen me Ramën lidhur me kriminalizimin dhe kanabisin, është e pafalshme që ish përfitues të mëdhenj të pushtetit të PD-së në vite u vunë në krahun e atyre që punuan për humbjen e PD-së, minimalisht duke mos marrë pjesë në zgjedhje, apo duke dalë publikisht kundër kryetarit. Kësaj kategorie demokratësh, që për një muaj u vu kundër Bashës vetëm e vetëm se nuk kishte emrin e tij në listë, apo se nuk e shihte veten në staf, demokratët e vërtetë duhet t’i tregojnë derën, ashtu siç ndodh rëndom në gjithë partitë politike në botë, ku çdokush që ka punuar kundër partisë, apo ka votuar kundër, nuk mund të pretendojë për reformim.

Basha ka gjithë përgjegjësinë që nuk lexoi dot ekuilibrat në bazë, që për gjithë këto vite nuk arriti të njohë figurat me peshë publike, që nuk u përpoq të kuptonte se si funksionon baza e partisë. Basha ka përgjegjësinë që pasi nuk arriti për shumë kohë të identifikohet si vetvetja, për shkak të hijes së fortë të Berishës, për një muaj kaloi në retorikë personale, duke e konsideruar partinë si bast personal, bashkë me listën dhe gjithë komunikimin. E për më tepër, ai nuk e ngriti çështjen e blerjes së votës nga PS, LSI apo parti të tjera gjatë fushatës, duke i lënë jetimë mbrojtësit e votës. (Sepse është paradoksale që parti si PDIU fitojnë në qytete ku nuk ka asnjë çam dhe humbin në bastionet e çamëve. Apo PS thellon fitoren në zona ku është protestuar kundër tyre, si në Zharrëz, apo në bastione të PD-së). 

Duhet të pranojmë, se po të kishte dalë Basha me listën e njerëzve që ishin të përkëdhelurit e qeverisjes deri më 2013, PD mund të ishte ndëshkuar edhe më shumë, pasi mjaft të përjashtuar nga lista – që sot kërkojnë dorëheqjen e tij- janë nga ata përfituesit e mëdhenj të pushtetit e njëkohësisht nga ata që krijuan neveri ndaj qeverisjes së korruptuar bashkë me LSI-në deri më 2013. Por Basha, nga ana tjetër, kishte gjithë kohën që atyre humbësve t’ua bënte gjyqin në strukturat e partisë, që të shkonte drejt 25 qershorit me figura që më parë i kishte pranuar apo përjashtuar me miratimin e bazës.

Sot Basha gjithsesi ka marrë një vendim si politikan i pjekur. Ai i ka hapur rrugë një konkurrimi të barabartë. Ata që kanë investuar për humbjen e PD-së duhet të jenë të heshtur e kokëulur. PD-ja në bazë, njerëzit që e kanë votuar, e dinë se cilët janë me të vërtetë njerëzit që mund ta mbajnë peshën identitare- atë peshë që Basha nuk diti ta lexojë si duhet, e që tashmë duhet të bëjë prapaktheu. Përndryshe, nuk do arrijë dot të jetë as konkurrent i denjë./Eugen Kuçi 

Tags: bashabetejadoreheqjaMarrëveshjaPDrama

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Ilir Rusmali: Basha nuk mund të ngrijë funksione të cilat nuk i ka

Ilir Rusmali: Basha nuk mund të ngrijë funksione të cilat nuk i ka

Topalli: Basha është” i paaftë për t’u turpëruar”

Topalli: Basha është" i paaftë për t'u turpëruar"

Me kë ka biseduar Bregu për politikanët megaloman?!

Bregu, Bashës: Ke asgjësuar PD-në; Shihe veten në pasqyrë dhe largohu

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com