Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Basha të japë llogari për paratë që sponsorizuan dëmtimin e imazhit të Shqipërisë”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Basha të japë llogari për paratë që sponsorizuan dëmtimin e imazhit të Shqipërisë”


Deputetja Elisa Spiropali ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur lidhur me investigimin e bërë nga revista amerikane Mother Jones, ku thuhet se Rusët lobuan për Bashën në SHBA te Trump.

Spiropali është shprehur se pavarësisht prezencës apo jo të Kremlinit në këtë fenomen, Basha e ka për detyrë të sqarohet dhe të mos fshihet pas “çarçafit të opozitës”, siç e quan ajo, të një opozite të cilës nuk i ka ngelur asgjë.

Deklaratë për media e nënkryetares së grupit parlamentar socialist, Elisa Spiropali:

Jemi përpara një situate shumë të rëndë, si Kuvend i Shqipërisë dhe si shtet madje. Historia e një pagese të errët të PD përmes një kompanie guaskë për të lobuar në SHBA, me qëllimin tanimë të njohur të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në botë, ka hyrë në një fazë të re; edhe më të errët, edhe më shqetësuese, jo thjesht për një sërë veprash penale që ajo përmbante qysh në fillim, po për veprën e rëndë të bashkëpunimit me forca jo dashamirëse ndaj ëndrrës së Shqipërisë europiane.  

Një media e njohur investigative amerikane ka publikuar një rrjetë merimange tronditëse të rrugës së parave të paguara nga PD, me dijeninë, vullnetin dhe firmën e Lulzim Bashës për të hapur një kanal balte deri në Uashington. Rrjeta e merimangës sipas investigatorëve amerikanë e ka zanafillën në xhepat e oligarkëve rusë dhe, madje, media në fjale insinuon drejtpërdrejt për një përzierje direkte të Kremlinit në politikën shqiptare, përmes Lulzim Bashës dhe PD.

Ne nuk e dimë nëse kjo e fundit, pra përzierja e Rusisë edhe në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, me qëllim futjen e mollës së sherrit mes Perëndimit e Lindjes, në mexhelisin e jetës sonë politike është e vërtetë. Por padyshim, as nuk mund të na mjaftojë dhe as mund të na bëjë të heshtim, qoftë reagimi i Ambasadës Ruse e qoftë reagimi i Partisë Demokratike ndaj medias amerikane.  

Mbrëmë edhe prestigjiozja “New York Times” i është bashkuar zërit të medias investigative “Mother Jones” dhe ka publikuar faktet e paraqitura prej kësaj të fundit.

Për të mos lejuar asnjë keqkuptim,  ne nuk do të dëshironim asnjëherë një konflikt të kësaj natyre me Kremlinin për faktin e thjeshtë se, pavarësisht se Rusia nuk hyn ndër partnerët tanë strategjikë e as përbën një pikë referimi në politikën tonë të jashtme, ne kemi dëshiruar e dëshirojmë marrëdhënie pozitive tregtare e kulturore me atë shtet. Pra, të paktën për momentin, me kaq të dhëna sa kemi, nuk duam e as mundet të themi se prapa këtij zullumi të zi e të trashë të Lulzim Bashës është Kremlini. Koha do të na tregojë më shumë e do të kemi kohë të riflasim për këtë.

Ama, as overdoza e budallallëkut të Lulzim Bashës – që sa herë duhet të përgjigjet për çka i detyrohet shpjegime popullit shqiptar dhe vetë elektoratit të PD-së, nxjerr një çarçaf akuzash për paratë e drogës që po blikan botën për të luftuar Lulzim Bashën – nuk ka ku rri më as në qiell as në tokë. Kjo nuk është nga ato çuditë që zgjasin tri ditë dhe as nga ato sms-et habitore që këmbehen në bankat e grupit parlamentar të PD-së, gjëra për të cilat Lulzim Basha e PD bëjnë shurdhin e qorrin teksa ekspozojnë si gjethe fiku çarçafët e tyre të pistë kundër Edi Ramës dhe qeverise sonë.

Këtu kemi të bëjmë me një krim politik, financiar dhe, mos e dhëntë Zoti, edhe kombëtar, për të cilin Lulzim Basha duhet të përgjigjet pa u fshehur pas çarçafëve të zhgarravitur me overdozën  e baltës së budallallëkut të një opozite pa kokë, pa këmbë, pa program, pa skuadër, pa gjë prej gjëje tjetër përveç urrejtjes, mllefit, dëshpërimit.

Lulzim Basha duhet të thotë ku u gjenden ato para që u paguan në emër të PD-së. Pse ato para kaluan nga kanali i errët i një shoqërie guaskë? Me Kremlin pa Kremlin, kjo nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë mes, sepse paratë i ka paguar Lulzimi dhe i ka kaluar përmes guaskës në një ishull offshore, në shkelje të hapur të ligjeve të shtetit shqiptar dhe jo vetëm të shtetit shqiptar, po edhe të shtetit amerikan, sepse përndryshe askush në SHBA nuk do të harxhonte kohë dhe energji për të hetuar këtë zullum të madh.

Lulzim Basha nuk mund të fshihet pas çarçafit të radhës, as pas mëdyshjes nëse është a s’është Rusia në këtë mes, sepse e përsëris, me Rusinë a pa Rusinë si shtet të përfshirë, çështja mbetet e madhe sa një elefant në mes të mexhelisit të politikës e të shoqërisë sonë sot.

Ne nuk kemi ndërmend as të heshtim e as të rrimë duarkryq, në pritje që Lulzimi të dalë nga prapa çarçafit ku është fshehur dhe të tregojë të vërtetën, qoftë përpara publikut a qoftë përpara drejtësisë. Sot Shqipëria dhe shqiptarët duan të dinë të vërtetën e kësaj historie, që ka nisur në xhepat e oligarkëve rusë e ka përfunduar në kamionët e baltës së opozitës shqiptare kundër Shqipërisë në Uashington. Po edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë meritojnë të dinë të vërtetën, ndërkohë që Shqipëria pret të çelë negociatat me BE, ndërsa opozita e saj është nën akuzë jo në Shqipëri, po edhe në median investigative amerikane, për të paktën krimin e pastrimit të parave, krimin e financimit të paligjshëm në SHBA përmes futjes së parasë së huaj për qëllime politike dhe krimin e bashkëpunimit me elementë të huaj,  tejet të dyshimtë në qëllimet e tyre ndaj Shqipërisë, për llogari të luftës së brendshme politike.

Tags: bashae perëndimite sherritfutmes lindjesmollënrusiaSpiropalitë përgjigjet

TË LIDHURA

Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet
Aktualitet

Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet

14:44 | 10/05/2025
Ngjarje e rëndë në Gramsh, shembet masivi i dheut, humb jetën punëtori
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Gramsh, shembet masivi i dheut, humb jetën punëtori

14:28 | 10/05/2025
KQZ nxjerr urdhrin: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale
Aktualitet

KQZ nxjerr urdhrin: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale

14:25 | 10/05/2025
Next Post
“Më tha të gjeja princin tim”,  Lori Hoxha rrëfen vështirësitë e jetës pa babanë

“Më tha të gjeja princin tim”, Lori Hoxha rrëfen vështirësitë e jetës pa babanë

Arbitri e ndëshkon, gjesti i portierit po bën xhiron e botës (Video)

Arbitri e ndëshkon, gjesti i portierit po bën xhiron e botës (Video)

Aurela Gaçe do t’ju emocionojë me urimin për dy gjyshet e saj

Aurela Gaçe do t’ju emocionojë me urimin për dy gjyshet e saj

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

15:50 | 03/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet
Aktualitet

Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet

by mirseda
14:44 | 10/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u është drejtuar me një mesazh për të...

Shefi i diplomacisë serbe pohon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiçit në Moskë

Shefi i diplomacisë serbe pohon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiçit në Moskë

14:38 | 10/05/2025
Patrik Vieira: Jam tifoz me PSG-në, por edhe Interi më lumturon

Patrik Vieira: Jam tifoz me PSG-në, por edhe Interi më lumturon

14:35 | 10/05/2025
Udhëheqësit evropianë telefonojnë Trumpin nga Ukraina

Udhëheqësit evropianë telefonojnë Trumpin nga Ukraina

14:32 | 10/05/2025
Ngjarje e rëndë në Gramsh, shembet masivi i dheut, humb jetën punëtori

Ngjarje e rëndë në Gramsh, shembet masivi i dheut, humb jetën punëtori

14:28 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com