jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha takohet me suksesin e parë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka jetë për Ramën dhe Bashën pas 30 qershorit?

Nga: Alfred Lela

Pajtimi i Partive Popullore Evropiane me një rezolutë të paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, është suksesi i parë ndërkombëtar në një kohë thatësire sa u takon sukseseve të shefit të demokratëve.

Për të kuptuar rëndesën e kësaj rezolute, mjafton të thuhet se partitë që bëjnë pjesë në PPE qeverisin vendet kryesore të Evropës dhe ende zotërojnë shumicën në Parlamentin Europian, duke patur edhe Presidenten, në personin e von der Leyden. Kjo do të thotë se pesha politike e partive të të djathës së qendrës në Evropë do të jetë në favor të Partisë Demokratike dhe aksionit të saj të brendshëm politik.

Lulzim Basha është në të drejtë që tash e tutje t’iu kujtojë europarlamentarëve, ambasadorëve ministrave të Jashtëm, kryeministrave etj., se vendimi politik i partive që ata përfaqësojnë në Parlamentin Evropian është i certifikuar në Rezolutën e Zagrebit.

Duke mbajtur parasysh gjithmonë se rezoluta nuk është legally binding (nuk ka fuqi ligjore), por bart një fuqi simbolike të pakundërshtueshme, më shumë se të gëzojë z. Basha duhet të shqetësojë z. Rama.

Së pari, sepse Rezoluta njeh praninë e krizës politike në Shqipëri, një gjë të cilën kryeministri mundohet ta katapultojë si gjendje fiktive e pranishme vetëm në kokat e kundërshtarëve të tij politikë. Partitë Popullore Europiane përfaqësohen në tryezat dhe ecejaket e integrimit të Shqipërisë në BE me tre personazhe të dorës së parë: kancelaren Merkel, shefen e parlamentit von der Leyden dhe Komisionerin e Zgjerimit të Unionit. Në çdo takim, dy të fundmëve të paktën, do t’u shfaqet bezdia krizës politike shqiptare. Prej së cilës nuk ka kthim pas, sepse krizat marrin fund vetëm duke u zgjidhur.

Së dyti, rezoluta është një shtesë e parehatshme në arkitekturën brutale ndërtuar prej 9 kushteve të Bundestagut gjerman, për të mos thënë se të dy dokumentet nuk janë tjetër veçse parehatia e Berlinit zyrtar me klaustrofobinë e lidershipit politik në mazhorancën e Tiranës. Gjermania është, padyshim, aleati më i fortë dhe i sigurt në rrugën evropiane të Shqipërisë, por siç u pa në tetor ajo nuk mjafton. Të dyja, si kushtet e Bundestagut edhe Rezoluta e PPE, kërkojnë një partner në Shqipëri. Rama deri më tash nuk ka dhënë shenja se është ai partneri, kurse Basha ka bërë vetëm nusërimin procedural të një kryeopozitari, i cili ka vetëm fjalën dhe fjalës së të cilit nuk mund t’i besohet deri kur të vijë në pushtet.

Në fund, Rezoluta nuk duhet parë vetëm si një zhvillim që shtyn përpara agjendën demokrate, e cila ka qenë e varfër në agjentë shtytës ndërkombëtarë, por si një ftesë e miqve të Shqipërisë për ta bartur veten përtej kufijve të krizës dhe Shqipërinë në normalitet.

 

 

Tags: alfred lelabundestagu gjermanlulzim bashappe

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Dy vëllezërit dhunojnë me mjete të forta 40-vjeçarin

Dy vëllezërit dhunojnë me mjete të forta 40-vjeçarin

“Yzberishti” pa drita, punonjësi i OSHEE shtrohet në spital

“Yzberishti” pa drita, punonjësi i OSHEE shtrohet në spital

Skandali/ Berisha denoncon drejtorin që i ka dyfishuar rrogën vetes

Skandali/ Berisha denoncon drejtorin që i ka dyfishuar rrogën vetes







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, kapet autori i dyshuar në Durrës
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, kapet autori i dyshuar në Durrës

by mirseda
10:27 | 23/03/2026
0

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u njoftuan mbi një plagosje me armë zjarri...

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje

09:28 | 23/03/2026
Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, tre viktima nga përplasja kokë më kokë e dy makinave

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, tre viktima nga përplasja kokë më kokë e dy makinave

09:11 | 23/03/2026
Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

09:05 | 23/03/2026
Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

08:56 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com